1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ceremoni e përmortshme për Helmut Kohl në Strasburg

1 Korrik 2017

Udhëtim i gjatë lamtumire për Helmut Kohl. Kancelari gjerman nderohet me një ceremoni të përmortshme në Strasburg. Pastaj trupi i Kohl me helikopter dërgohet në Ludwigshafen, më pas me anije në Speyer, ku do të varroset.

https://p.dw.com/p/2fke3
Straßburg Trauerfeier Europa nimmt Abschied von Helmut Kohl
Fotografi: Reuters/A. Wiegmann

Për herë të parë në historinë e Bashkimit Europian, zhvillohet në në Strasburg, në selinë e Parlamentit Europian  ceremonia e përmortshme për një burrë shteti europian. Ish-kancelari gjerman, Helmut Kohl, i cili ndërroi jetë para dy javësh e kishte dëshiruar vetë një ceremoni të tillë.

Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, një mik personal i Helmut Kohl e zhvilloi këtë ide dhe filloi menjëherë përgatitjet. Janë të ftuar mijëra vetë, qindra gazetarë raportojnë, dhe shumë televizione e transmentojnë ceremoninë drejtpërdrejt.

Varrimi në Speyer

Pas dy orësh ceremonie në sallën plenare të Parlamentit Europian,Strasburg, arkivoli me trupin e Helmut Kohl do të lëvizë me helikopter për të shkuar në Ludvigshafen, ku konvoji i automjeteve do të lëvizë nëpër rrugë, në mënyrë që qytetarët tt'i thonë lamtumirë kancelarit Kohl.

Trauerfeierlichkeiten für Altkanzler Kohl
Presidenti i KE, Jean-Claude JunckerFotografi: picture alliance/dpa/S. Hoppe

Në katedralen romane të Speyer në orën 18:00 zhvillohet ceremonia e varrimit me 1.500 të ftuar.

Tetë fjalime nga Europa

Ceremonia e përmortshme në Strasburg zhvillohet nën masa të larta sigurie. Ndryshe nga punimet plenare është bllokuar e gjithë zona përreth ndërtesës së Parlamentit Europian. Kohl nderohet nga shumë personalitete. Krahas presidentit të KE-së, Jean-Claude Juncker, e presidentit të Këshillit të BE, Donald Tusk, dhe atij të Parlamentit Europian, Antonio Trajani, për kancelarin Helmut Kohl do të flasin edhe ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, presidenti francez, Emmanuel Macron, ish-kryeministri spanjoll, Felipe Gonzalez, dhe i ftuar nga Rusia - kryeministri rus, Dmitri Medvedev.

Trauerfeierlichkeiten für Altkanzler Kohl
Presidenti i KE, Jean-Claude JunckerFotografi: picture alliance/dpa/S. Hoppe

Edhe kancelarja Merkel do të flasë në ceremoninë e nderimit të Kohl. Më parë ishte përmendur në media se pjesëmarrja e Merkelit ishte e kontestuar. E veja e Kohlit, Maike Kohl-Richter duket të ketë qenë kundër fjalimit të Merkelit. Kohl ka pasur një marrëdhënie të tensionuar me kancelaren Merkel, pasuesja e Kohlit në CDU. Në aferën e donacioneve për partinë kristiandemokrate, Merkel u distancua nga Kohli me imazh mjaft të dëmtuar. Nuk do të ketë një ceremoni shtetërore në Gjermani siç është tipike në rast vdekjeje të burrave të shtetit.

 

Bernd Riegert' Korrespondent nga Brukseli, me fokus te njerëzit, ngjarjet dhe politikat në BE