1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Buxheti i shtetit shqiptar për vitin e ardhshëm nën mbikqyrjen e FMN-së

Arben Muka8 Nëntor 2008

Ministria e Financave parashikojnë se në 2009-n rritja ekonomike do të jetë rreth 6 përqind, por opozita pretendon se kjo rritje do të jetë vetëm 3.7 përqind.

https://p.dw.com/p/FpmT
Logoja e FMN-së
Logoja e FMN-së

Përfaqësuesit e FMN në Tiranë po tregohen të kujdesshëm në diskutimet që ata po bëjnë me deputetët në parlament, për strukturën e planifikuar të buxhetit të shtetit për vitin që vjen. Ata janë takuar pa praninë e medias me anëtarët e komisionit të përhershëm parlamentar të ekonomisë, ku kanë dëgjuar gjykimet e mazhorancës dhe të opozitës për treguesit e këtij projektbuxheti. Në fillim të javës që vjen pas disa konsultimeve të tjera që përfaqësuesit e FMN-së do të bëjnë me grupet e interesit priten dhe të deklarojnë qëndrimin e tyre zyrtar rreth zërave të shpenzimeve dhe të ardhurave të arkës së shtetit për 2009-n.


Sipas ministrit të financave Ridvan Bode, projektbuxheti merr në konsideratë zhvillimet dhe ecurinë e ekonomisë shqiptare në vitet e fundit, por dhe ato në tregun e jashtëm, në kuadrin e disa ndryshimeve që ka patur ekonomia botërore për shkak të krizës së sistemit financiar. Sipas tij, nëpërmjet buxhetit "synohet ruajtja e stabilitetit makroekonomik, eliminimit të barrierave administrative, ofrimi i lehtësirave në formën e parqeve industriale dhe të lehtësirave fiskale, si dhe fuqizimi i kapacitetit regullator mbi tregun dhe eleminimin e informalitetit në ekonomi". Bode i referohet kalkulimeve që bëjnë përfaqësuesit e FMN në Tiranë, kur parashikon se rritja ekonomike e vendit për 2009-n do të jetë rreth 6 përqind. "Kjo përbën rritjen më të qëndrueshme mes vendeve të rajonit".


Por deputetët e opozitës po tregohen kritik mbi aspekte të vecanta të projektbuxhetit, duke iu referuar dhe vetë qëndrimeve që mbajnë ekspertët e FMN-së. Anëtari i komisionit parlamentar të ligjeve, Shpëtim Idrizi, shprehet se gjatë takimit që u bë me ekipin e FMN-së ata ishin shpresur sipas tij për një rritje ekonomike rreth 3.7 përiqnd dhe jo aq sa pretendon ministria e financave. Idrizi e përshkroi projektbuxhetin si një instrument ndëshkues për biznesin dhe ekonominë shqiptare në tërësi.