Bushin mbështetë vetëm 37 përqind e qytetarëve | Bota | DW | 11.03.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Bushin mbështetë vetëm 37 përqind e qytetarëve

Dy vite pas rizgjedhjes në postin e presidentit amerikan, Xhorxh Bush gjenden në shkallën më të ultë të popullaritetit të tij. Në sondazhet më të reja, Bush ka mbështetjen e vetëm 37 përqind të qytetarëve. Një mbështetje më të ultë pas Lutës së Dytë Botërore kishte vetëm Ricard Nikson në kohën e skandalit "Votergeit", në fillim të viteve 70.

Bush me bashkëpuntorë

Bush me bashkëpuntorë


Pa rizgjedhjes në postin e presidentit, në nëntor të vitit 2004, Xhorxh Bush ishte me plot vetëbesim.
"Gjatë fushatës zgjedhore kam mbledhur kapital të ri politik. Tashti dua që këtë kapital t'ua kthejë. Ky është stili im. Kështu kam vepruar edhe pas zgjedhjeve të vitit 2000, e kështu do të jetë edhe tani", pohonte presidenti Bush.
Pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit të vitit 2001, popullariteti i presidentit Bush ishte në një nivel jashtëzakonisht të lartë. Kombi i shkoi pas edhe në ndërhyrjen ushtarake në Irak. Ndërsa sot, presidenti Bush gjendet në shkallën më të ultë të popullaritetit. Në sondazhet e botuara ditën e premte thuhet se katër prej pesë amerikanëve, ndër të cilët edhe 70 përqind e anëtarëve të Partisë së tij Republikane, besojnë se Iraku po shkon drejt luftës qytetare dhe se Amerikan po ndjekë një politikë të gabuar. Gjithnjë e më shumë njerëz nuk kontestojnë vetëm rolin e presidentit Bush, por edhe rolin e tij udhëheqës në luftën kundër terrorizmit.
Kontestimi u bë shumë e qartë edhe në humbjet e tij të thellë në Kongres, lidhur me çështjen kontestuese të "Portëes së Dubait". Firma e Emirateve të Bashkuara Arabe u detyrua të tërhiqen nga biznesi, ndonëse presidenti më parë deklaroi se është i gatëshëm që këtë marrveshje ta mundësojë qoftë edhe përmes një vetoje ndaj vendimit të Kongresit. Kalkulimet e Bushit ishin të gabuara. Shumë deputetë të Partisë Republikane e shohin të dëmtuar interesin e sigurisë amerikane dhe kanë frikë për rizgjedhjen e tyre. Shumë prej këtyre deputetëve mendojnë se presidenti Bush ka humbur ato karakteristikat kryesore që i kishte më parë. Deputeti republikan Xheri Luis, pohon: "Edhe pse disa nuk duan ta kuptojnë, zgjedhësit tanë e kanë kuptuar. Ata nuk duan që firmave nga mbarë bota t'u lejojnë kontrollin mbi limanet tona."
Demokratët janë konsoliduar në tërësi. Në sondazhet e fundit lidhur me zgjedhjet e ardhëshme të nëntorit, demokratët kanë 10 përqind më shumë mbështetje se republikanët. Strategu zgjedhor demokrat, Ken Melman thotë se "Karl Rou, strategu zgjedhor i Bushit, ka bërë të qartë se fushatën zgjedhore sërish do ta bazojë mbi çështjen e sigurisë kombëtare. Mirëpo pikërisht kjo anije u fundos në ujërat para Dubait".
Marrveshja kontestuese për limanin, nuk ishte gabimi i vetëm i Bushit. Reformimi i sistemit social ishte një prej prioriteteve më të larta të Bushit. Për këtë cështje sot nuk flet askush. Zëvendëspresidenti Dik Çejni, bashkëpuntori i ngushtë i Bushit, rastësisht ka qëlluar gjatë gjahut shokun e vet. Ish - udhëheqësi i Këshillit prej mbrojtjen prej katastrofave, Majk Braun është i turpërur pas katastrofës Katarina. Në shtator të vitit 2005 Bush për Baunin fliste kështu: "Brauni, je duke bërë një punë të jashtëzakonshme. Drejtori i Femës po punon 24 orë në ditë".
Megjithë këto goditje dhe rënjes së popullaritetit, presidenti Bush nuk ka nevojë për brengosje të tepërta. Ai nuk mund të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhëshme. Ai i mbetet besnik parimeve të tija dhe shpreson një mëshirë nga histroia.
"Shokët e mi në Teksas më pyesin: si po i përballon të gjitha këto? Pas një kohe njeri po u mësoka. Por njeriu duhet t'i mbetet besnik parimeve të tija dhe gjërave që u beson. Për shkak të sondazheve dhe lobistëve, njeru nuk duhet të ndryshojë parimet e veta", pohon Bush.

  • Data 11.03.2006
  • Autor Daniel Sheshkevic
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArMF
  • Data 11.03.2006
  • Autor Daniel Sheshkevic
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArMF
Reklamë