″Bushi që ishte dje, është edhe sot″ - reagime nga bota arabe për legjislaturën e dytë të presidentit George Bush | Bota | DW | 21.01.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

"Bushi që ishte dje, është edhe sot" - reagime nga bota arabe për legjislaturën e dytë të presidentit George Bush

Në fjalën e tij në ceremoninë festive me rastin e fillimit nga detyra të presidentit George Bush theksoi se qëllim prioritar i politikës së tij të ardhshme do të jetë përhapja e idesë së lirisë dhe demokracisë në vendet e tjera të botës. Për këtë ai do t'i kundërvihet çdo lloj forme të tiranisë dhe shtypjes. Me fjalë të tjera ai do t'i japë fund sundimit të diktatorëve në botë. Po si reagon bota arabe ndaj deklaratave të Bushit?

Bota arabe ndjek përmes televizionit ceremoninë e betimit si president të George W. Bushit

Bota arabe ndjek përmes televizionit ceremoninë e betimit si president të George W. Bushit

Për shkak të ditëve të pushimeve me rastin e festës së Kurban Bajramit në vendet e botës arabe nuk dolën në shtyp gazeta dhe për këtë interesi për ceremoninë festive me rastin e fillimit nga detyra të presidentit George Bush ishte i vogël. Shumica e banorëve të botës arabe janë skeptikë dhe pesimistë, dhe nuk presin ndonjë të mirë prej peridhës së dytë të Bushit në pushtet. Gazeta "Al-Hajat" që botohet në disa vende arabe shkruante "Eshtë e qartë që Bushi do të vazhdojë të veprojë në Botën arabe, sidomos në Irak, Palestinë dhe Iran." Në shënjestër të amerikanëve do të jenë edhe shtete të tjera të rajonit, shkruante kjo gazetë, si p.sh. Siria, Libani dhe Sudani.

Ndërsa gazeta e Emirateve të Bashkuara Arabe, "Al Bayan" shkruante se do të ishte jo realiste po të pritej që presidenti amerikan do të angazhohej për paqe të drejtë të Palestinë.

"Bushi që ishte dje, është edhe sot" - Ky është mendimi që sundon tek shumica e egjiptianëve rrugëve të Kairos.

Ibrahim el Muallim, punonjës banke thotë: "Pas asaj që bëri në Irak nuk pres gjë tjetër prej tij. Ai s'është president shteti, por bandit."

Shukri Habibi, llogaritar, thotë: "Populli ynë dhe e gjithë bota duan që ai të përpiqet për paqen. Kjo është e gjitha që duam ne, që bota të jetojë në paqe dhe që Bushi të përpiqet ta zgjidhë problemin e Irakut. Ai hyrë në Irak për të rrëzuar Sadamin, dhe jo për të shkatërruar Irakun."

Disa prej komentatorëve kanë numëruar për komentet e tyre, se sa herë e përmendi Bushi në fjalimin e tij fjalën "liri". Po në vendet arabe, ai ka problem me kredibilitetin. Shukri Habibi thotë: "Ai flet e flet, por nuk i mban fjalët që thotë. Ne do të donim një njeri që edhe i mban fjalët që thotë, sepse vetëm fjalët pa vepra s'janë gjë."

Edhe deklaratat e Bushit se do të angazhohet kudo në botë që të gjithë të kenë të drejtën e vetvendosjes, shikohen në botën arabe me skepticizëm. Ibrahim el Muallim, thotë: "Të gjitha këto janë bllof, gjithçka vetëm në interes të Amerikës. Demokracia, liria, këto janë vetëm fjalë boshe. Amerikanët gënjehen prej medieve të tyre, mediet amerikane e çoroditin popullin."


  • Data 21.01.2005
  • Autor Jürgen Stiryak
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArQw
  • Data 21.01.2005
  • Autor Jürgen Stiryak
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArQw
Reklamë