Bushi dhe afera e CIA-s & Rindërtimi i kishës së Zonjës në Drezden | Studimi në Gjermani | DW | 31.10.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Bushi dhe afera e CIA-s & Rindërtimi i kishës së Zonjës në Drezden

Ndër temat që komenton shtypi i sotëm është afera e CIA-s dhe pasojat për presidentin e SHBA Xhorxh Bush. Analistët i kushtojnë vëmendje edhe inagurimit të kishës së Zonjës në Drezden, të shkatërruar nga bombardimet gjatë Luftës së Dytë Botërore.

"Franfkurter Rundschau" komenton pozicionin e presidentit të SHBA Bush pas zbulimit të aferës së CIA-s dhe dorëheqjes së prokurorit të posaçëm Libi: "Anët e errëta në sistemin e Bushit po dalin në pah pikërisht tani, kur forca e tij po zbehet. Pushteti politik i këtij presidenti konsiston jo pak në imazhin e tij, që ka bërë që ai të mënjanojë çdo kundërshtar në Uashington. Por tani Bushi po dobësohet dhe mëkatet e vjetra po i lan dyfish. Iraku po e cënon atmosferën. Partia e vet po ngre zërin. E djathta kristjane po e kritikon atë. Fushata e hakmarrjes ndaj një kritiku po i kthehet atij në bumerang. Të gjitha këto mblidhen së bashku duke i shkaktuar Bushit krizën më të rëndë. Edhe bota jashtë SHBA duhet të përgatitet për një president të dobësuar në politikën e brendëshme të shteteve të bashkuara. Askush nuk do të besojë, që ky është një lajm i mirë", vëren "Franfkurter Rundschau".

Po mbi këtë temë edhe një citat nga "Mittelbayerische Zeitung": "Presidentit republikan Xhorxh Bush i kanë mbetur edhe tre vjet, për t´i krijuar një bazë të rregullt partisë së tij për zgjedhjet e ardhëshme parlamentare. Ndoshta kjo është kohë e mjaftueshme që të mbijë bari i mbulimit të skandalit të fundit. Por shumë gjëra do të varen, nëse pas Libit gjyqtarët do të ftojnë edhe njeriun e afërt të Bushit Rove. Vendimtare gjithashtu mund të jetë edhe, nëse ata që drejtojnë fijet në shtëpinë e bardhë tashmë kanë nxjerrë mësime prej aferës së CIA-s. Sepse kështu siç janë gjërat tani për tani, Libi dhe të tjerë përgjegjës e kanë mbivlerësuar pa masë pushtetin e tyre. E sikur të mos mjaftonte vetëm kaq, ata kanë humbur edhe nuhatjen e fortë politike që i ka çuar në postet më të larta", shkruan "Mittelbayerische Zeitung".

Lidhur me përurimin e kishës së Zonjës në Drezden, një eveniment mjaft i rëndësishëm i fundjavës, gazeta "Eßlinger Zeitung" vëren: "Ndërtimi i kupolës në Firencen e Veriut (siç quhet Drezdeni) të jep shpresë dhe guxim. Eshtë befaues fakti që u derdhën deri më tani nga burime private njëqind milionë euro për ndërtimin e kishës, pikërisht sot në kohën e ankesave dhe shtrëngimit të rripit. Ajo forcë që mundësoi mrekullinë e Drezdenit duhet të zgjohet edhe në fusha të tjera, për të investuar jo vetëm për restaurime por edhe për projektet e së ardhmes. Në këtë mënyrë ndërtimi i kishës së Zonjës mund të jetë një model për Gjermaninë e madje edhe jashtë saj", thekson "Eßlinger Zeitung".

"General Anzeiger" këtë temë e komenton: Rindërtimi i kishës së Zonjës në Drezden tregon, se çfarë duan gjermanët dhe se çdo gjë është e realizueshme nëse dëshiron. Në kohën e RDGJ-së (Ish-Republika demokratike e Gjermanisë), as që nuk dëshirohej dhe as nuk lejohej rindërtimi i kishës. Se çfarë force fshihet tek populli ynë, këtë e ka treguar jo vetëm Drezdeni, por është dëshmuar kudo gjatë rindërtimit në Lindje dhe në Perëndim pas Luftës së Dytë Botërore ose gjatë katastrofave të vërshimeve. Në Drezden kisha e Zonjës bie në sy si një vepër e përbashkët e shumë gjermanëve. "Gjermania atdheu i bashkuar" dhe "Ndërtimi i Lindjes", këto nuk janë fjalë boshe", nënvizon "General Anzeiger".

  • Data 31.10.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Art6
  • Data 31.10.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Art6