Bushi betohet duke shpalosur vizionin e lirisë në të gjithë botën | Bota | DW | 20.01.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Bushi betohet duke shpalosur vizionin e lirisë në të gjithë botën

Të martën më 20 janar 2005 në 11:58 (sipas orës lokale) për herë të 55 bëri betimin presidenti i SHBA. Xhorxh Bush dhe kabineti i rinovuar qeveritar bën betimin për mandatin e dytë legjislativ të republikanëve. Në fjalimin e tij Bush u përbetua për shpirtin dhe pushtetin e lirisë. Mbijtetesa e lirisë në SHBA, sipas Bushit varet gjithnjë e më shumë prej suksesit që do të ketë liria në vendet e tjera.

Xhorxh Bush duke bërë betimin

Xhorxh Bush duke bërë betimin

"Në këtë shekull të ri Amerika proklamon lirinë në mbarë botën dhe për të gjithë qytetarët e saj anëambanë. Duke ripërtërirë forcat tona të sprovuara tashmë, por jo të lodhura, ne jemi gati për arritjet më të mëdha në historinë e lirisë." Me këto fjalë e mbylli fjalimin prej 20 minutash në kapitol Xhorxh Bush. Në hapje të mandatit të dytë presidencial Bushi shpalosi vizionin e tij për lirinë dhe paqen në mbarë botën. Bushi dhe antarët e kabinetit qeveritar u betuan përpara gjyqtarit suprem të SHBA Uilliam Renkuist në shkallët e kapitolit në Uashington.

Mijëra të ftuar në ceremoni dhe publiku i përbërë nga mbi 100.000 vetë mbroheshin prej disa dhejtra snajperistëve dhe më shumë se 7.000 forcave të policisë dhe sigurimit. Betimi në kapitol këtë radhë u zhvillua nën masat më të forta të sigurisë, kjo edhe nën hijen e akteve terroriste të 11 shtatorit 2001. Gjurmët e kësaj ngjarjeje u reflektuan edhe në fjalimin e Bushit, i cili u përbetua me deklara eksplozive, se SHBA do të inkurajojnë reformat dhe forcat demokratike në mbarë botën: "Kushdo që jeton në tirani dhe i pashpresë, duhet ta dijë, se SHBA nuk e harrojnë dhe nuk e falin shtypjen. Nëse ngriheni për lirinë, ne do të jemi me ju. Sundimtarët e regjimeve pa ligje duhet ta dijnë, se ne vazhdojmë të ruajmë bindjen e Abraham Linkolnit: "ata që u mohojnë lirinë të tjerëve, nuk meritojnë as vetveten, ndaj ata nuk do të mund të mbrohen gjatë prej sundimit të një Zoti të drejtë."

Me fjalimin e tij Bush dha mesazhe mjaft të forta duke u përbetuar se do ta ndryshojë botën dhe se do të hyjë në histori si presidenti që krijoi një botë më të mirë me "forcën e idealeve": "Eshtë politika e SHBA që të nxisë dhe të mbështesë fuqizimin e lëvizjeve dhe institucioneve demokratike në çdo komb dhe kulturë, me qëllimin final, për t´i dhënë fund tiranisë në botë."

  • Data 20.01.2005
  • Autor Vilma Filaj-Ballvora
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArQx
  • Data 20.01.2005
  • Autor Vilma Filaj-Ballvora
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArQx
Reklamë