1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Bush:Eshtë koha për të ecur përpara me planin e Ahtisarit

10 Qershor 2007
https://p.dw.com/p/Aql3


Rome: Ne konferencen e shtypit me kryeministrin italian, Romano Prodi, presidenti Bush u shpreh se ka ardhur koha qe te shkojme perpara me planin per Kosoven.
Ai tha se ka mirekuptim per shqetesimet e Serbise dhe i ofroi Begradit ndihme ekonomike dhe bashkepunim me SHBA-te.Bush tha se më nuk duhet humbur kohë, sepse tani është koha që Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara të veprojë lidhur me planin e Ahtisaarit për pavarësinë e mbikqyrur të Kosovës.
"Kjo duhet tash të ndodhë. Tash është koha për të ecur përpara me planin e Ahtisaarit", tha presidenti Bush në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin italian Romano Prodi.
Çështja e Kosovës ka qenë temë diskutimi në takimin e presidentit amerikan George Bush dhe presidentit italian Giorgio Napolitano.