1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Bush Rusisë: Raketat drejtohen vetëm kundër 'shteteve të pabesa'

7 Qershor 2007
https://p.dw.com/p/Aqlf
Presidenti amerikan George W. Bush ka kërkuar më shumë lirshmëri nga Rusia në mosmarrëveshjen mbi mburojën e planifikuar raketore amerikane. Raketat drejtohen vetëm kundër 'shteteve të pabesa', që mund të shantazhonin Perëndimin, tha Bush pak para një takimi me kreun e Kremlinit gjatë punimeve të G8-ës. Qeveria ruse e pati cilësuar në mënyrë të përsëritur si kthim në kohën e Luftës së Ftohtë zgjerimin e mburojës raketore amerikane në Evropën Lindore. Putin kërcënoi me drejtimin e raketave ruse kundër caqeve në Evropë, në rast se SHBA vazhdojnë ta ndjekin projektin e tyre.