1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Bush paralajmëron ndaj rrezikut të një "lufte të tretë botërore"

18 Tetor 2007

Në një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, Bush u shpreh se liderët politikë të globit duhet të pengojnë armatimin bërthamor të Iranit

https://p.dw.com/p/Bs67
Presidenti amerikan në konferencë shtypi në Shtëpinë e BardhëFotografi: AP

Presidenti i SHBA-ve Xhorxh W. Bush ka paralajmëruar ndaj shkallëzimit të konfliktit bërthamor me Iranin deri në një "luftë të tretë botërore". Liderët politikë të globit duhet të pengojnë armatimin bërthamor të Iranit nëse janë të interesuar në shmangien e një lufte të tretë botërore, tha Bush në një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë.

Bush iu referua kërcënimit të presidentit iranian, Mahmud Ahmadinexhad për shkatërrimin e Izraelit. Në të njëjtën kohë Bush përforcoi shpresën e tij për një zgjidhje diplomatike të krizës.

Presidenti amerikan përsëriti akuzën se nën pretekstin e programit të tij bërthamor Irani synon ndërtimin e armëve bërthamore.