Bush në mbrojtje - Shkëmbim agresiv debatesh mes Bushit dhe Kerrit në duelin e tretë televiziv | Bota | DW | 14.10.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Bush në mbrojtje - Shkëmbim agresiv debatesh mes Bushit dhe Kerrit në duelin e tretë televiziv

Në Tempe të shtetit federal të Arizonës, presidenti i SHBA Xhorxh Bush dhe sfidanti i tij Xhon Kerri zhvilluan duelin e tretë dhe të fundit televiziv para zgjedhjeve presidenciale të 2 nëntorit. Debati u përqëndrua në cështjet sociale dhe ato ekonomike.

Bush dhe Kerri në debatin e tretë televiziv

Bush dhe Kerri në debatin e tretë televiziv

Të dy kandidatëve iu desh t´i përgjigjeshin një spektri të gjerë pyetjesh: duke filluar që nga mungesa e vaksnimeve kundër gripit e deri tek ndalimi me kushtetutë i martesave mes njerëzve të të njëjtit seks. Temë qendrore megjithatë ishin politika fiskale dhe ajo e punës si dhe kriza në sistemin e shëndetësisë. Xhon Kerri: "5 milionë amerikanë kanë humbur sigurimin bazë shëndetësor nën presidentin Bush. Vetëm këtu në Arizona ka mëse 1 milionë syresh. Ky president ka i ka kthyer shpinën shëndetit të Amerikës."

Kostot për profilaksinë gjatë katër viteve të fundit në SHBA janë rritur me mbi 30%. Bush deklaroi, se kjo ka të bëjë me mungesën e konkurrencës ndaj ai bëri thirrje për privatizimin e mëtejshëm të sistemit të profilaksisë. Gjithashtu presidenti u përpoq të t´i damkosë planet e Kerrit si sociale, por si një bamirësi që nuk mund të paguhet: "Nuk mund të jetë plan një program që prezantohet, por që nuk mund të paguhet. Në fund të fundit ai sapo tha, se sipas planeve të tij të gjithë amerikanët duhet të kenë të njëjtën profilaksi ashtu si edhe senatorët e deputetët. Një gjë e tillë do t´u kushtonte taksapaguesve 7.700 dollarë për cdo familje. Nëse cdo familje do të ishte e siguruar, kjo do të na kushtonte në 10 vjet 4 miliardë dollarë. Senatori Kerri bën premtime boshe."

Bush gjatë debatit, ku një moderator u drejtonte pyetje të dyve, shumë rrallë mundi të dalë nga mbrojtja. Ai mbrojti uljen e taksave prej qeverisë së tij, prej nga kanë përfituar jo vetëm të pasurit, por edhe amerikanët e shtresës së mesme. Përvec kësaj ulja e taksave sipas Bushit ka ndikuar në rritjen e ekonomisë.

Xhon Kerri në të kundërt paraqiti një pamje të zymtë të periudhës së parë të mandatit presidencial të Bushit sa i përket politikës sociale dhe ekonomike. Nën Bushin sipas tij jo vetëm që është shtuar varfëria në Amerikë, por është rritur dukshëm edhe papunësia: "Eshtë presidenti i parë qysh prej 75 vjetësh që ka humbur 1.6 milionë vende pune. Ai është presidenti i parë gjatë mandatit të të cilit të ardhurat mesatare për familje janë reduktuar."

Keri premtoi rritjen në 7 dollarë për orë të pagës minimale në SHBA. Presidenti Bush pati rastin më të mirë, tek u pyet prej moderatorit, se cfarë ka mësuar nga gratë e forta të familjes së vet: "Që t´u bindesh atyre", tha ai.

Edhe Xhon Kerri vuri buzën në gaz duke aluduar plot humor, se ndoshta hapi më i mencur që ka bërë është martesa që ka futur atë në derë të madhe. Bashkëshortja e Kerrit, Tereza Heinz-Kerri, është milionere dhe trashëgimtare e pasurisë së firmës së ketchup-it Heinz.

Gjatë debatit Kerri të linte përshtypjen e një njeriu prezentabël, solid dhe të mirëinformuar. Presidenti Bush në të kundërt herë pas here dukej si i stresuar.

Në një anketim të shpejtë të televizionit CNN menjëherë pas debatit 52% e pjesëmarrësve e vlerësuan Kerrin si fitues të debatitit të tretë dhe të fundit. Deri tani në bazë të sondazheve Bush dhe Kerri konkurojnë pothuajse pikë më pikë. Paraqitja e arritur e Kerrit gjatë debateve mund t´i siugrojë atij një shtysë të ndjeshme në etapën e fundit të luftës elektorale.

  • Data 14.10.2004
  • Autor Daniel Sheshkevic
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArS0
  • Data 14.10.2004
  • Autor Daniel Sheshkevic
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArS0
Reklamë