Bush: Lufta në Irak është beteja e fundit dhe vendimtare kundër terroristëve | FOKUS | DW | 29.06.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

FOKUS

Bush: Lufta në Irak është beteja e fundit dhe vendimtare kundër terroristëve

Presidenti amerikan, në fjalën e tij para kombit, kërkon përkrahje në politikën për Irakun

Georg W. Bush gjate fjalimit ne Fort Bragg

Georg W. Bush gjate fjalimit ne Fort Bragg

Presidenti amerikan Xhorxh Bush ka kërkuar me këmbëngulje në një fjalim të rëndësishëm me rastin e një vjetorit të vendosjes së sovranitetit në Irak; mbështetje për politikën e tij në Irak.
"Ndërhyrja në Irak është e vështirë dhe e rrezikshme" , tha Bush në bazën ushtarake në Fort Bragg të Karolinës së veriut.
Meqë në Irak deri tani kanë vdekur 1.700 amerikanë, Bush tha se hidhërimi për ta nuk ka kaluar pa lënë gjurmë:
"Angazhimi ynë në Irak është i vështirë dhe me rreziqe. Si shumica e
amerikanëve, edhe unë shikoj pamje nga dhuna dhe gjakderdhja. Secila nga ato është e tmerrshme. Dhe vuajta është e vërtetë. E di që shumë amerikanë pyesin vehten, se a ja vlen e gjitha kjo? Po, ja vlen dhe jo vetëm kaq. Kjo është me rëndësi vitale për sigurinë e vendit tonë,“ tha Bush.
Ai nënvizoi gjithashtu sukseset e arritura gjer tani, rikujtoi zgjedhjet e suksesshme dhe arritjet në ndertimin e shoqërisë civile të Irakut.
Në fjalim ai tha se dërgimi i trupave shtesë do të pengonte strategjinë e inkurajimit që vetë irakianët të drejtojnë luftën kundër kryengritësve.
Por në të njëjtën kohë, Bush hodhi poshtë thirrjet për të vendosur një afat për largimin e trupave amerikane nga Iraku.
"Unë e di që populli amerikan dëshiron që trupat tona të kthehen sa më shpejt në shtëpitë e tyre.Këtë e dua edhe unë. Disa thonë, se ne duhet të vendosim një afat për tërheqjen e trupave.Por ky do të ishte një sinjal i gabuar për irakainët, të cilët duhet ta dijnë që ne qëndrojme deri në realizimin e dytyrës.Dhe po ashtu do të ishte sinjal i gabuar për armikun i cili do të mjaftohej të na nxirrte jashtë vendit. Ne qëndrojmë derisa jemi të nevojshmëm, dhe asnjë ditë më gjatë":
Presidenti amerikan George Bush tha në një fjalim para kombit se po bëhet luftë globale ndaj terrorizmit, luftë që filloi në 11 shtator 2001. Lufta në Irak tha ai është beteja e fundit dhe vendimtare në luftën kundër terroristëve, tha Presidenti amerikan Bush.

  • Data 29.06.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqkE
  • Data 29.06.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqkE