1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Bush: Kosova do të jetë e pavarur

11 Qershor 2007

Mikpritje entuziaste e presidentit amerikan Xhorxh Bush në Shqipëri. Bush u shpreh në Tiranë se ai dëshiron vendim të shpejtë për Kosovën. Ai vlerësoi faktin që Shqipëria është mik besnik i SHBA-ve

https://p.dw.com/p/AqVL
Presidenti Bush dhe presidenti Moisiu
Presidenti Bush dhe presidenti MoisiuFotografi: AP

Vizita historike e presidentit Bush ka krijuar ne Shqiperi, por dhe viset e tjera shqipfolese dhe ne diaspore nje interesim te jashtezakonshem. Se bashku me zonjen e tij Laura, presidenti amerikan u prit me ngrohtësi dhe flamuj nga qytetarët në Tiranë e Fushë- Krujë.

Vizitë e jashtëzakonshme, ditë historike u cilesua vizita e Bushit në Shqipëri. Kryeministri Berisha ne fjalën e tij përshëndetëse tha: "Sot është një ditë historike per Shqiperine. Mes nesh eshte miku më i jashtëzakonshem që kemi pasur ndonjëherë. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, i vendit udhëheqës të botës së lirë."

Paradite ne ambientet e Pallatit te Brigadave ne Tirane shefit te Shtepise se Bardhe iu akordua nje dekorate e larte, „Urdheri i Flamurit Kombetar" te cilen me pare e kane marre dhe dy personalitet te larta ish presidenti Bill Klinton, si dhe ish presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova.

Vleresimi iu be Presidentit amerikan „ne shenje mirenjohjeje te thelle per rolin historik ne mbrojtje te lirise, demokracise dhe te drejtave kombetare, ne te mire te kombit shqiptar dhe mbare rajonit. Per kontributin e çmuar dhe mbeshtetjen e vendosur te qeverise dhe popullit amerikan ne zhvillimin e proçeseve demokratike dhe te integrimit te Shqiperise ne strukturat euro-atlantike".

Kryeministri Sali Berisha i tha presidentit Bush se shqiptarët janë krenare për miqësinë me Shtetet e Bashkuara dhe që luftojnë krah për krah kunder terrorit ne Irak dhe Afganistan.

Pas takimit nje orësh me kryeministrin Berisha, presidenti Bush tha: "Patëm një takim të mirë, kam mësuar shumë për vendin tuaj. Unë jam i impresionunar nga zelli me të cilin qeveria po lufton korrupsionin. Gëzohem që Shqipëria është model për paqen fetare. Dhe e përshëndes faktin që Shqipëria është një mik besnik dhe aleat i fortë i ynë. Vizita ime sot këtu do të tregojë: Ju mund të kini besim tek Amerika ashtu si edhe Amerika ka besim tek ju."

Presidenti Xorxh W. Bush ne mesditen e se dieles preku ceshtje te tilla si zhvillimi i reformave per integrimin euroatlantik te vendit, bashkepunimin dy palesh por dhe ceshtjen e statusit final te Kosoves.

Lidhur me Kosovën presidenti Bush tha: "Ajo që mund të bëjmë ne është që të lejojmë diplomatët tanë që së bashku me koleget rusë dhe të BE-së të kërkojmë një kompromis, një bazë të përbashkët, të cilën ta mbështesin të gjithë. Por në qoftë se ata nuk do ja dalin mbanë atëherë, do të vijë dita - me mire me heret se sa vone që ata do të thonë- Mjaft është mjaft- Kosova është e pavarur."

Duam qe Serbia te degjoje qe Amerika mbeshtet pavaresine e Kosoves ka thene Bush duke shtuar se: "I kërkova kryeministrit (shqiptar) të flasë me udhëheqësit kosovarë që të mbajnë qetësinë në këto hapa të fundit" tha Bush.

Presidenti Bush ka nxitur udheheqesit politike ne Shqiperi qe te bashkepunojne per problemet kryesore qe has vendi, si nje menyre efikase per te plotesuar dhe kushtet per antaresimin ne NATO. Presidenti amerikan ka vleresuar angazhimin e Shqiperise me trupa ne misionet paqeruajtese ne Afganistan e Irak.

Sot edhe kryeministrat e dy vendeve të tjera ballkanike, kryeministri i Kroacisë dhe ai i Maqedonisë, kane marre pjesë në një drekë pune me presidentin Bush dhe kryeministrin shqiptar. Në kohën që tre kryeministrat mbajtën një konferencë të përbashkët shtypi në Tiranë, presidenti Bush me bashkëshorten Laura kanë qëndruar në Fushë Krujë ku kanë zhvilluar njëtakim më biznesmenë të këtij rrethi. Atje Bush është shpallur 'Qytetar Nderi' i Fushë Krujës.