Bush dhe Sharon mbështesin planin ″roadmap″ | Bota | DW | 11.04.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Bush dhe Sharon mbështesin planin "roadmap"

Presidenti amerikan Xhorxh Bush zhvilloi një takim me kryeministrin izraelit Arial Sharon në të cilin diskutuan për planin e paqes, të ashtuajtur roadmap. Që të dy politikanët mendojnë se ky plan ka shance të mira të realizohet, sepse nga të dyja palët egziston gatishmëria për implementimin e tij.

default

Kryeministri izraelit Ariel Sharon do të respektojë në politikën e tij të ngritjes së ngulimeve hebreje detyrimet kundrejt planit ndërkombëtar të paqes, të ashtuquajturit roadmap. Për këtë Sharoni siguroi edhe presidentin amerikan Xhorxh Bush gjatë takimit që patën në fermën e tij në Teksas.

Kryeministri Sharon, tha Bushi ka dëshirë që të bashkëpunojë me palestinezët për vënien në jetë të planit të tërheqjes së ngulimeve. Unë i bëj thirrje lidershipt palestinez që ta pranojë këtë ofertë.

Bushi i kërkoi Sharonit gjatë takmit të tyre që Izraeli të ndërpresë ndërtimin e ngulimeve hebreje në teritoret palestineze sikurse kërkohet kjo prej planit të paqes.

Bush theksoi se SHBA synojnë që të ketë dy shtete demokratike, Izraeli dhe Palestina, që të jetojnë pranë njëri-tjetrit në paqe dhe siguri.

Së bashku me Sharonin tha ai më tej jemi të një mendje se e vetmja rrugë për ta realizuar këtë është plani i paqes roadmap.

Bush theksoi se duke punuar së bashku, izraelët dhe palestinezët mund të vënë themelet për një trancizion paqesor.

Gjithsesi Bush tha se sipas mendimit të tij nuk është realiste që të kërkosh prej Izraelit që në marrëveshjet e tij për paqe me Palestinën të kthehet në kufijtë e vitit 1949. Në këtë mënyrë presidenti amerikan mbështet synimin e Sharonit që pjesë të Jordanit Perendimor të vazhdojnë të mbeten përgjithmonë nën kontrollin izraelit.

Presidenti amerikan, theksoi edhe një herë se SHBA do të vazhdojnë të punojnë së bashku me bashkësinë ndërkombëtare për t'u ndihmuar palestinezëve që të zhvillojnë institucione politike demokratike.

Nga ana e tij presidenti izraelit Ariel Sharon theksoi në konferencën e përbashkët për shtyp se Izraeli do të vazhdojë të ndjekë planin e paqes roadmap duke shtuar se sipas këtij plani paqeje edhe palestinezët duhet të luftojnë terrorizmin.

  • Data 11.04.2005
  • Autor Pandeli Pani
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArPn
  • Data 11.04.2005
  • Autor Pandeli Pani
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArPn
Reklamë