Bush apo Kerri? Kjo është çështja e fokusuar sot në vëmendjen e opinionit mbarëbotëror | Bota | DW | 03.11.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Bush apo Kerri? Kjo është çështja e fokusuar sot në vëmendjen e opinionit mbarëbotëror

Në SHBA po zhvillohet një maratonë e ethshme e numërimit të votave për përcakitmin e fituesit të zgjedhjeve presidenciale. Dy kandidatët, presidenti republikan Xhorxh Bush dhe rivali demokrat Xhon Kerri presin me tension çdo votë që numërohet. Bush ka deri tani 51% të votave dhe kerri 50%. Pjesëmarrja në votime ishte 60%.

Xhon Kerri dhe Xhorxh Bush

Xhon Kerri dhe Xhorxh Bush

Edhe pse kanë kaluar disa orë qysh prej mbylljes së qendrave të votimit në SHBA, nga zgjedhjet presidenciale ende nuk ka dalë një fitues të qartë. Pas numërimit të votave në 47 shtete federale si dhe në kryeqytetin Uashington presidenti republikan Xhorxh Bush siguroi 254 vota të të deleguarve për zgjedhjet. Ndërsa rivali demokrat Xhon Kerri 252. Për fitoren janë të domosdoshme 270 vota të kolegjit elektoral. Megjithatë republikanët e kanë shpallur veten si fitues të zgjedhjeve. Edhe në zgjedhjet e zhvilluara paralelisht për kongresin kanë fituar republikanët. Katër vjet më parë ishte shteti i Floridës epiqendra e garës së ethshme për zgjedhjet presidenciale, ndërsa sivjet është Ohajo. Sipas shefit të shtabit presidencial Andreu Card deklaroi se Bush ka fituar bindshëm edhe në Ohajo.

"Në Ohajo presidenti Bush kryeson me 140.000 vota. Sekretari i zyrës së shtetit na informoi, se kjo diferencë është e pamundur të tejkalohet, ndaj mund të thuhet, se Bush ka fituar, pavarisht nga fakti që këto janë ende rezultate paraprake. Presidenti Bush është shpallur fitues në Nevada. Duke i shtuar këtu edhe fitoren në shtete të tjera ai del fitues i zgjedhjeve presidenciale."

Megjtihatë problemet në Ohajo janë shkaktuar prej votave paraprake të rreth 150.000 zgjedhësve. Ndërsa tani duhet të verifikohet, nëse këta zgjedhës kanë pasur vërtetë të drejtë vote. Nga ana tjetë rnë këtë shtet duhet të numërohen votat e dërguara me postë. Sipas të dhënave të ministrisë së brendëshme dhe drejtuesit të zgjedhjeve në Ohajo republikanit Kenteh Blakuell: "në bazë të ligjit elektoral këto vota mund të numërohen vetëm pas 11 ditësh."

E pra pas zgjedhjeve të vitit 2000 kjo është hera e dytë në historinë e SHBA që zhvillohet një garë pikë më pikë deri në minutën e fundit mes për shtëpinë e bardhë. Kjo tregon se SHBA janë ndarë si asnjëherë tjetër në dy pole.

  • Data 03.11.2004
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArRk
  • Data 03.11.2004
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArRk
Reklamë