Burimet natyrore - Nafta dhe energjia atomike janë fatkeqësisht ende të pazëvendësueshme | Bota | DW | 25.12.2010
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Burimet natyrore - Nafta dhe energjia atomike janë fatkeqësisht ende të pazëvendësueshme

Rrugëdalja e vetme nga katastrofat si ajo në Gjirin e Meksikës janë energjitë e riciklueshme – por bota e ka ende të vështirë të marrë kthesën në fushën e energjisë ekologjike.

Gjithnjë e më thellë, gjithnjë e më vështirë, gjithnjë e më shtrenjtë - për të nxjerrë naftë si koncernet edhe vendet e industrializuara u hyjnë rreziqeve gjithnjë e më të mëdha. Rezervat e naftës që nxirret lehtë po shkojnë drejt fundit, ndërkohë që teknika ka kufijtë e saj, sikurse e tregoi edhe katastrofa me platformën e shpimit për naftë në Gjirin e Meksikës. Nxjerrja e naftës në shumë vende lidhet me dëme të mëdha për ambientin. Energjia atomike nuk duket të jetë ndonjë alternativë e vërtetë, sepse në botë nuk ka ende ndonjë depo për mbeturinat atomike.

Zhvillimi dhe mirëqënia materiale janë të varura prej një faktori si prej asnjë faktori tjetër: energjisë. Pa energji në Evropë nuk do të kishte revolucion industrial, pa energji nuk do të kishte zhvillim ekonomik apo globalizim. Por energjie për të cilën bota ka kaq shumë nevojë po bëhet gjithnjë e më e rrallë. Kjo sepse rezervat e bartësve fosilë të energjisë – nafta, gazi, qymyrguri – po mbarojnë dhe klima po ndryshon. Mjedisi po vdes prej urisë gjithnjë në rritje për energji.

Politikani social-demokrat Hermann Scheer

Politikani social-demokrat Hermann Scheer

Sipas politikanit social-demokrat gjerman Hermann Scheer, i cili deri në vdekjen e tij në mes të tetorit 2010, ishte një luftëtar i palodhur për energjitë e riciklueshme mendonte: "E vërteta për energjinë është, se është e mundshme që e gjithë nevoja e një vendi për energji të plotësohet me energji të riciklueshme. Kjo është e mundimshme, por parakusht që të gjithë të kenë mundësi të përdorin në të ardhmen energji neutrale ndaj ambientit, të mjaftuehsme dhe me çmim të favorshëm. Kjo është sfida e këtij shekulli."

Pak pas vdekjes së tij u botua libri i tij "Imperativi energjetik - 100 % tani".

Po një gjë e tillë, pra një ndryshim i plotë në politikën energjetike nuk do të ndodhë menjëherë askund. Gjithësesi pas katastrofave si ajo me platformën e shpimit për naftë Gjirit të Meksikës shumë qeveri po e shohin si domosdoshmëri gjetjen e alternativave ndaj "lëngut të zi". BE-ja synon që deri në vitin 2020 në botë të arrihet një reduktim i emisioneve të gazrave që shkaktojnë efektin serë prej 20% në krahasim me vitin 1990, e madje deri në 30% në rast se me këtë nismë bashkohen edhe vende të tjera.

Ministri gjerman për ambientin, Norbert Röttgen

Ministri gjerman për ambientin, Norbert Röttgen

Qeveria gjermane është madje edhe më larg me planet e saj. Sipas ministrit të ambientit Norbert Röttgen: "Qëllimi gjerman. Madje qëllim i arritshëm pas atyre që kemi arritur deri tani - është 40% deri në vitin 2020. Kjo përcaktihet edhe në marrëveshjen e koalicionit dhe duam të jemi besueshëm si me kontributin tonë për qëllimin global, edhe si levë e modernizimit teknologjik dhe ekonomik.“

Röttgen mendon madje se reduktimi prej 40 % deri në vitin 2020 është i mundshëm edhe në nivelin e BE-së.

Qeveria gjermane synon ta arrijë këtë reduktim përmes zgjatjes së kohës së punës për centralët atomikë. Ky vendim i qeverisë ka ndeshur në protesta masive në Gjermani. Këtë e dëshmuan edhe protestat kundër transportimit të kontenjerëve me mbeturina atomike për në Gorleben.

Shumica e gjermanëve mendojnë se energjia atomike nuk është përbën alternativë, sepse është tepër e rrezikshme, tepër e pasigurt dhe tepër e shtrenjtë për taksapaguesit. Shumica e gjermanëve mendojnë mendojnë se energjitë e riciklueshme të përftuara prej forcës së diellit, të erës dhe të ujit janë më tërheqëse se energjia atomike. Tani edhe në Gjermani po mendohet për subvencionime shtetërore për energjitë e riciklueshme.

Vende të tilla si Kosta Rika apo Maledivet janë duke punuar ndërkohë për ristrukturimin e plotë të degëve të prodhimit të energjisë. Brenda disa dhjetë pak dhjetëvjeçarësh ato pritet të prodhojnë energji krejtësisht neutrale sa i përket CO2.

Autore: Helle Jeppsen/ Vilma Filaj-Ballvora

Redaktoi: Sonila Sand

  • Data 25.12.2010
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/zpby
  • Data 25.12.2010
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/zpby
Reklamë