Burgje të ngjashme me Guantanamo edhe në Kosovë? | Politika | DW | 26.11.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Burgje të ngjashme me Guantanamo edhe në Kosovë?

Mesa duket në Evropë ekzistojnë shumë burgje ushtarake amerikane sekrete. Pas skandalit mbi burgje të tilla të mundshme në Rumani, vend ky kandidat për antarësim në BE si edhe në Poloni, mediat evropiane informojnë tani mbi burgje të ngjashme me ato të Guantanamo Bay edhe në Kosovë.

Burgu ushtarak famëkeq amerikan në Guantanamo Bay, Kubë

Burgu ushtarak famëkeq amerikan në Guantanamo Bay, Kubë

Afera mbi burgje ushtarake amerikane në Evropë mund të ketë pasoja të rënda për Rumaninë, e cila është aspirante për antarësim në BE. Zëdhënësi për sektorin e politikës së jashtme pranë Parlamentit Evropian, krist konservatori Elmar Brok, u shpreh për një gazetë gjermane se në rast se Rumania ka bashkëpunuar me të vërtetë në mënyrë kaq "çnjerëzore dhe joligjore me shërbimin sekret amerikan CIA", atëherë BE-ja do ta konsiderojë edhe njëherë vendimin mbi antarësimin e Rumanisë në vitin 2007, ndonëse të gjitha marrëveshjet për këtë antarësim janë nëshkruar tashmë.

Sipas mediave gjermane gjatë këtij viti ka pasur shpesh fluturime sekrete të CIA nga Guantanamo Bay i Kubës në Rumani dhe Poloni.

Ndërkohë gazeta franceze "Le Monde" shkruan se amerikanët kanë hapur një burg të ngjashëm me atë të Guantanamos në Kosovë. Sipas kësaj gazete përgjegjësi i Këshillit të Evropës për të drejtat e njeriut Alvaro Gil Robles, ka vizituar në shtator të vitit 2002 bazën ushtarake amerikane Camp Bondsteel, e cila ndodhet në jug të Prishtinës, dhe ka parë aty rreth 20 të burgosur të veshur me të njejtat uniforma ngjyrë portokalli, si të burgosurit e Guantanamos.
Po në këtë bazë Gil Robles pa se disa të burgosur mbaheshin mbyllur në kafaze të vogla druri, të rrethuara me tela me gjemba. I dërguari i Këshillit të Evropës Gil Robles, u shfaq tepër i shokuar mbi këtë fakt, ndërkohë që një përfaqësues i ministrisë së brendshme amerikane i siguroi atij se kushte të tilla të ngjashme ato të të burgut të Guantanamos do të hiqen nga përdorimi në Kosovë brenda vitit të ardhshëm.


Këshilli i Evropës ka vendosur tani të përdorë fotografi satelitore, për të gjetur burgje ushtarake amerikane sekrete në Evropë. Sipas këtyre fotografive mund të zbulohet lehtë nëse amerikanët u janë përmbajtur prezantimit të raportit të organizatës për të drejtat e njeriut Human Rights Watch, në të cilin qëndron numri i saktë i bazave ushtarake amerikane në Evropë që prej vitit 2002 e deri më sot, apo jo.

  • Data 26.11.2005
  • Autor Sonila Harasani
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqsS
  • Data 26.11.2005
  • Autor Sonila Harasani
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqsS