1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Bundestag Holokaust

27 Janar 2012

Bundestagu ka kujtuar në një orë tradicionale përkujtimore disa milionë viktima të Holokaustit. Ora përkujtimore e përvitshme këtë vit i kushtohej përvjetorit të 67-të çlirimit të kampit të Aushvicit, më 27. Janar 1945.

https://p.dw.com/p/13rgW
Pamje nga Bundestagu (27.01.2011)
Pamje nga Bundestagu (27.01.2011)Fotografi: picture-alliance/dpa

Fjalimin përkujtimor e mbajti kritiku i njohur i letërsisë gjermane, Marcel Raich-Ranicki, 91 vjeçar i cili foli për përjetimet e tij në geton e Varshavës. Ndërsa kryetari i parlamentit gjerman Norbert Lammert (CDU) e hapi seancën, në të cilën morrën pjesë edhe përfaqësues të organeve kushtetuese si dhe të rinj nga Gjermania, Polonia, Franca dhe vende të tjera. Lammert vlerësoi në këtë ditë përkujtimore ata qytetarë që angazhohen kundër ekstremizmit të djathtë dhe aktiviteteve të neonazistëve. Në fjalën e hapjes ai tha se "ata janë njerëz që japin shembullin e tyre dhe japin guxim."

Në foto, Marcel Reich-Ranicki
Në foto, Marcel Reich-RanickiFotografi: dapd

Lammert: Ende nuk e kemi arritur qëllimin

Lammert kujtoi edhe serinë e vrasjeve neonaziste të zbuluar vjeshtën e kaluar. Kjo dhunë dhe kjo urrejtje janë të papranueshme, tha ai. Kryetari i parlamentit gjerman përdori të dhënat e një studimi aktual, sipas të cilit rreth 20% e qytetarëve gjermanë janë indirekt antisemitistë. Lammert e cilësoi këtë shifër si një 20% të padëshirueshëm në Gjermani.

Në foto, Norbert Lammert
Në foto, Norbert LammertFotografi: picture-alliance/dpa

Zbulimi i serisë së vrasjeve të neonazistëve në javët e shkuara na kanë bërë të qartë se ende nuk e kemi arritur qëllimin që të gjithë në Gjermani të jetojnë pa frikë dhe në liri, tha Norbert Lammert.

Ranicki: "Kishte vetëm një synim, vdekjen"

Ndërsa kritiku i njohur Raich-Ranicki kujtoi se deportimi i hebrenjve nga Varshavë në Treblinka kishte zgjatur deri në mesin e Shtatorit. Ajo që në të vërtetë u shqiptua si "zhvendosje" e hebrenjve ishte në të vërtetë dëbimi nga Varshava. "Ajo kishte vetëm një qëllim, kishte vetëm një synim: Vdekjen". Kështu e mbylli Ranicki bir prindërish hebrenj nga Gjermania dhe Polonia fjalën e tij. Ranicki jetoi nga 1929 deri në 1938 në Berlin dhe u deportua më pas në Varshavë. Në Geton e Varshavës ai punoi si përkthyes. Prindërit e tij u vranë në kampin e shfarosjes Treblinka. Me të shoqen, e cila ndërroi jetë në vitin 2011, Reich-Ranicki e kaloi kohën deri në fund të luftës në ilegalitet.

Pamje nga Bundestagu (27.01.2011)
Pamje nga Bundestagu gjerman (27.01.2011)Fotografi: dapd

Në orën përkujtimore të Bundestagut morën pjesë edhe presidenti gjerman, Christian kancelarja gjermane Angela Merkel, presidenti i Gjykatës Kushtutuese Gjermane, Andreas Voßkuhle dhe përfaqësues të tjerë nga organet shtetërore dhe shoqatat e viktimave.

Autor: Agj/Arapi

Redaktoi: Esat Ahmeti