Bundestagu gjerman debaton për misionin e Bundesvehrit në Kongo | Gjermania | DW | 19.05.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Bundestagu gjerman debaton për misionin e Bundesvehrit në Kongo

Shefi i diplomacisë gjermane Frank-Valter Shtajnmajer u angazhua në Bundestag për misionin e ushtrisë gjermane në Republikën Demokratike të Kongos. Njerëzit në Kongo presin me të drejtë mbështetje në përpjekjet për stablitetin politik dhe një përmirësim të gjendjes së tyre ekonomike dhe sociale.

Salla plenare e Bundestagut gjerman

Salla plenare e Bundestagut gjerman

Ishte një gjë e paparë kjo në historinë e parlamentit gjerman: qeveria federale ka dërguar për debatin në Bundestag tre ministra. Kjo për faktin se jo vetëm brenda radhëve të opozitës por edhe në vet radhët e partive në pushtet vërehet dyshimi se a duhet me të vërtetë ushtarët gjerman të dërgohen në një mision të tillë siç është misioni në Republikën Demokratike të Kongos. Tek popullata gjermane, sipas anketave të ndryshme, një shumicë e qartë është kundër dërgimit të ushtarëve në këtë rajon. Ministri i jashtëm Frank-Valter Shtajnmajer sidoqoftë provoi me këto fjalë të bind parlamentarët gjerman:

"Për dy muaj në Kongo pas 40 vitesh, më tepër se 40 vjet bile për herë të parë do të mbahen zgjedhjet e lira. Paramendoni për 95 përqind të popullatës kongoliane këto janë zgjedhjet e para në jetën e tyre", tha Shtajnmajer.

Me lutje të Kombeve të bashkuara, Bashkimit Afrikan dhe qeverisë në Kongo trupat e Bashkimit Evropian nën drejtimin e gjermanëve do të duhet të shkojnë në Kongo për sigurimin e këtyre zgjedhjeve. Luftërat dhe luftërat qytetare gjatë viteve të kaluara i kanë kushtuar me jetë më tepër se katër milionë njerëzve në Republikën Demokratike të Kongos. Asnjë konflikt i pasluftës së II-të Botërore nuk ka marrë kaq shumë jetëra njerëzish sa konflikti i Kongos. Shtajnmajer:

"Vetëm një Kongo stabile mund të pengoj që e tërë Afrika Qendrore të përfundoj sërish në shkatërrim dhe luftë, vëtem një Kongo stabile mund të pengoj përsëritjen e katastrofave humanitare", tha Shtajnmajer.

Të gjithë folësit e opozitës në parim janë pajtuar me fjalët e ministrit Shtajnmajer. Por fakti që Bashkimi Evropian vendos për një mision ushtarak edhe pse nuk ekziston ende një politikë e përbashkët e vendeve të BE-së për Afrikën është kriktikuar nga liberalja Birgit Homburger.

"Ne presim nga qeveria federale një strategji të qartë për stabilizimin e kontinentit afrikan i cili nuk fillohet me një operacion ushtarak", tha Homburger.

Ministri gjerman i mbrojtjes Franc Jozef Jung i cili fillimisht ka qenë kundër misionit të Bundesvehrit në Kongo, në fjalën e tij u shpreh se tani janë plotësuar të gjitha kushtet për një gjë të tillë. Ky mision kërkohet nga Kombet e Bashkuara dhe qeveria kongoliane, 18 shtete evropiane marrin pjesë në të dhe ai është i kufizuar vetëm në kryeqytetin Kinshasa me rrethinë si dhe do të zgjas katër muaj. Por deputetja e Partisë Liberale dyshon se misioni mund të përfundoj aq lehtë pas katër muajsh:

"Çfarë do të ndodh në të vërtetë nëse varësisht nga rrethanat do të jetë i nevojshëm raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale apo çfarë nëse pak para kalimit të mandatit përkeqësohet gjendja, të themi për shkak se rezultatet demokratike nuk pranohen nga ndonjëra palë?. A do të përfundoj atëherë misioni i Bashkimit Evropian", pyeti në fjalën e saj deputetja Homburger.

Për dallim nga liberalët, të gjelbërit gjerman mbështeten misionin e BE-së e me të edhe të ushtarëve gjerman në Kongo. Pritet që shumica absolute e deputetëve të ndjek argumentet e qeverisë nëse Bundestagu me 1 qershor miraton misionin e Kongos. Siç mirret vesh ndërkohë numri i skeptikëve në radhët e partive qeveritare javët e fundit është pakësuar shumë. Në debatin e sotëm të Bundestagut asnjë prej tyre nuk e morri fjalën.


  • Data 19.05.2006
  • Autor Peter Stytcle
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar0Z
  • Data 19.05.2006
  • Autor Peter Stytcle
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar0Z