1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Bundestagu debaton për avionët pa pilotë

Bettina Marx/Bahri Cani3 Korrik 2014

A duhet të ketë Bundeswehri gjerman avionë të armatosur pa pilotë? Apo është fjala për makina të papërgjegjëshme vrasëse? Këto pyetje kanë përçarë edhe politikën gjermane.

https://p.dw.com/p/1CUuy
Avion pa pilot MQ-1 Predator
Fotografi: picture-alliance/dpa

Ministrja e Mbrojtjes Ursula von der Leyen është e mendimit se ushtria gjermane duhet të ketë avionë pa pilotë. Gjatë një debati në Bundestag ajo tha se Bundeswehri ka nevojë për avionë të tillë të pajisur me armë, me qëllim që të mbrojë ushtarët gjatë misioneve. Avionët për zbulime, të cilët i ka përdorur Bundeswehri në Afganistan, mund të paralajmërojnë nga rreziqet. Por derisa të vijnë avionët e tjerë për mbështetje nga ajri, mund të bëhet tepër vonë. Ky është edhe argumenti i atyre, që mbështesin idenë e avionëve pa pilotë të pajisur me armë. Von der Leyen nënvizoi se vendimi për përdorimin e armëve gjithmonë vjen nga njerëzit dhe jo nga kompjuterët: "Kjo ndodh edhe tek Torpedot, apo nëndetëset, tanket apo raketat interkontinentale, kështu është tek Cruise Missile e ndryshe nuk është as tek avionët pa pilotë."

Ministrja e Mbrojtjes von der Leyen. Bundeswehri kMinistrja e Mbrojtjes von der Leyen. Bundeswehri kërkon avionë me pilotë, për socialdemokratët mjaftojnë edhe pa pilotë.ërkon avionë me pilotë, për socialdemokratët mjaftojnë edhe pa pilotë.
Ministrja e Mbrojtjes von der Leyen.Fotografi: picture-alliance/dpa

Von der Leyen pohon se Gjermania angazhohet kundër sistemeve të plota automatike, ku kompjuterët vendosin për jetën dhe vdekjen e njerëzve. As angazhimi i avionëve pa pilotë për vrasjen e qëllimtë të njërëzve nuk vjen në shprehje: "Bundeswehri është kategorikisht kundër vrasjeve të këtilla. Kjo vlen për secilin sistem të armëve."

Një avionë evropianë

Ministrja e Mbrojtjes pranoi se misioni në Afganistan e ka bërë të qartë se sa i nevojshëm është përdorimi i avionëve pa pilotë. Përkohësisht mund të përdoren avionët nga Izraeli. Por në të ardhmen duhet të konstruktohet dhe prodhohet një avion evropian pa pilotë, i cili mund të armatoset mbi mandatin e dhënë nga Bundestagu.

Von der Leyen e kishte mbështetjen e folësve nga koalicioni i madh. Eksperti i SPD për mbrojtje Rainer Arnold tha se edhe ai e mbështet idenë, që fillimisht të vazhdohet kontrata me Izraelin për avionët zbulues Heron. Por në të ardhmen duhet të zhvillohet edhe një model evropian, sepse Gjermania nuk duhet të humbë hapin e zhvillimit teknologjik edhe në këtë sektor, sepse këta avionë mund të përdoren edhe për qëllime civile.

Kritikat e opozitës

Deputetët e të Majtës dhe Partisë Ekologjiste ishin kundër. Christine Buchholz, eksperte për mbrojtje e të Majtës, u shpreh kundër konceptit për avionë pa pilotë për mbrojtjen e ushtarëve. SHBA-ja përdor avionët e armatosur pa pilotë, më shumë për vrasjen e njerëzve në rajone të ndryshme, ku nuk ka fare ushtarë amerikanë. Gjatë këtyre aksioneve vriten edhe civilë të pafajshëm.

Ekologjisti Omid Nouripour shton se në Pakistan janë përdorë në 10 vitet e fundit të paktën 350 herë avionë luftarakë amerikanë. Gjatë këtyre sulmeve janë vrarë të paktën 2500 persona, ndër të cilët edhe shumë civilë. Në Jemen ka pasur të paktën 500 të vrarë, ndër ta edhe fëmijë. Kjo formë e ekzekutimeve ka bërë që njerëzit në këto rajone të afrohen edhe më shumë me ekstremistët.

Diskutimi në parlamentin gjerman
Diskutimi në parlamentin gjermanFotografi: picture-alliance/dpa

Deputetja ekologjiste Agnieszka Burger ka kritikuar SPD-në për ndryshimin e qëndrimit të tyre kritik ndaj avionëve pa pilotë dhe afrim me qëndrimet e partive të Unionit. Por jo të gjithë deputetët e SPD i mbështesin këto ide. Christine Lambrecht tha se ajo ka "probleme të mëdha" me planet e von der Leyen.

Nga ana tjetër ministrja ka mbështetjen e plotë të kancelares Angela Merkel. Zëvendësja e zëdhënësit të Qeverisë Christiane Wirtz tha se Merkel ka një "mbështetje parimore" të qëndrimeve të ministres së Mbrojtjes.