Bundeslandet gjermane Saksen dhe Brandenburg zgjedhin parlamentet e tyre të reja | Gjermania | DW | 20.09.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Bundeslandet gjermane Saksen dhe Brandenburg zgjedhin parlamentet e tyre të reja

Zgjedhjet në landet e Saksenit dhe Brandenburgut të dielën e kaluar sollën rezultate të shumëllojshme. Humbja e partisë social demokrate SPD nuk ishte aq e thellë sa rënia e unioni kristian demokrat CDU në Saksen, i cili duhe të gjejë tani një partner të ri për koalicion. Ndërkohë suksesi i partive të djatha ekstremiste kërkon kujdes të madh nga ana e demokratëve.

Koalicion i ri mes SPD-së dhe CDU-së në Landet e Saksenit dhe Brandenburgut?

Koalicion i ri mes SPD-së dhe CDU-së në Landet e Saksenit dhe Brandenburgut?

Gjithçka mbaroi tashmë: votat u numëruan. Landet gjermane të Saksenit dhe Brandeburgut zgjodhën parlamentet e tyre të landeve. Dhe tani menjëherë flitet për një kthesë të partisë social demokrate SPD. Fakt mbetet se social demokratët nuk patën humbje aq të thella në landin e Brandeburgut sa ish parashikuar më parë. Partia social demokrate SPD mbetet partia më e madhe në qeveri. Sigurisht që popullariteti i kryeministrit të landit Brandeburg Matthias Platzeck luajti një rol të rëndësishëm për rezultatin e këtyre zgjedhjeve. Ndërkohë që humbja e partisë kristian demokrate CDU me rreth 6 përqind pas partisë së socializmit demokratik PDS, dëshmon qartë se votuesit e vunë re tashmë se unioni kristian demokrat nuk
është kundër reformave sociale të qeverisë gjermane që po diskutohen prej kohësh me kaq shumë eufori. Sigurisht që reformat luajtën një rol tepër të rëndësishëm gjatë këtyre zgjedhjeve. Vetëm kështu mund të shpjegohet fitorja e partisë PDS. Nga ana llogjike mund të pritet shumë mirë një koalicon mes partisë social demokrate SPD dhe asaj të socializmit demokratik PDS. Por nga ana e politikës pritet që të vazhdojë koalicioni i madh SPD dhe CDU.

Në Saksen unioni kristian demokrat CDU humbi shumicën aboslute me më shumë se 15% rënie. Një nga shkaqet e këtij rezultati është edhe imazhi i kryeministrit të landit të Saksenit Georg Milbradt. Popullariteti i tij nuk arriti kurrë masën e parardhësit të tij Kurt Biedenkopf. Fakti që partia liberale FDP arriti të fusë këmbët në qeverinë lokale të Saksenit është paksa i çuditshëm, por sidoqoftë kjo parti nuk arrin dot të kriojë një koalicion me unionin kristian demokrat CDU. Pra presim me kureshtje të shohim se ç´do të ndodhë në landin gjerman Saksen, që deri tani ishte në duart e unionit kristian demokrat CDU. Shumica e progonzave flet për një koalicion të mundshëm të partisë social demokrate SPD dhe unionit kristian demokrat CDU, një kombinim ky që dukej i paimagjinueshëm përpara zgjedhjeve.


Partia social demokrate SPD nuk pati humbje të thella, por kjo nuk do të thotë se kjo duhet konsideruar si sukses i kësaj partie. Partia social demokrate arriti gjatë zgjedhjeve të kaluara 10.7% të votave, një nivel i cili këtë radhë nuk mundi të tejkalohet. Për t´u çuditur janë edhe fitimet jo aq të mëdha të partisë së socializmit demokratik PDS. Fushata zgjedhore e kësaj partie si në landet e Saksenit ashtu edhe në atë të Brandeburgut, e cila ishtë kundër paketës së reformave të Hartz IV, nuk solli efektin e dëshiruar nga kjo parti në landin e Saksenit.

Përkundrazi, efekt të madh patën këtë rradhë partitë e djatha. Partia gjermane për bashkimin popullor DVU arriti të marrë numrin e duhur të votave për të hyrë në parlamentin e landit të Brandenburgut, ndërkohë që në landin e Saksenit partia nacionaliste gjermane NPD arriti rreth 9%. Partitë e djatha e arritën këtë sukses falë kundërshtimit të popullit ndaj reformave sociale të qeverisë gjermane. Sipas përvojave të deritanishme nuk mund të priten koncepte politike. Por sidoqoftë fitorja e këtyre partive mbetet një fakt shqetësues. Kjo fitore nuk do të thotë patjetër se votuesit kanë prirje të djathta, por se ata, pra votuesit janë të zhgënjyer nga qeveria e Gjermanisë, pra nga kompetenca e qeverisë për rrugëdalje dhe aftësinë për reforma. Prirja për zgjidhje të lehta, që në të vërtetë nuk janë aspak të tilla dhe që shndërrohen lehtë në parrulla kundër të huajve në Gjermani, duhet t´i shqetësojë partitë demokratike. Tani vendi ka nevojë për kujdes dhe përqëndrim dhe jo për panik dhe histeri.

  • Data 20.09.2004
  • Autor Heinz Dylong
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar5k
  • Data 20.09.2004
  • Autor Heinz Dylong
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar5k