1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Bullgaria ndryshon ligjin zgjedhor

27 Tetor 2016

Ndryshimet e ligjit elektoral u vështirësojnë zgjedhjen 21 kandidatëve.

https://p.dw.com/p/2RlZ3
Bulgarien Wahlen
Fotografi: picture-alliance/AP Photo/V. Petrova

Pak ditë para zgjedhjeve presidenciale të 6 nëntorit Bullgaria ndryshoi ligjin e saj zgjedhor duke ua bërë në këtë mënyrë 21 kandidatëve më të vështirë për të fituar që në raundin e parë të votimit.

Sipas vendimit të Parlamenti në Sofje tani kanë si të vlefshme duhet të llogariten edhe votat e atyre votuesve që kryqëzojnë tek kutia "Unë nuk mbështes askënd".

Reduktim i ndikimit të Turqisë

Parlamenti ngriti gjithashtu kufirin e sipërm të numrit të qendrave të votimit për bullgarët që jetojnë në vendet e tjera të BE-së. Ndërsa për vendet që nuk janë anëtare të BE-së ky kufi mbetet në 35. Me këtë synohet të reduktohet ndikimi i Turqisë në politikën e brendshme bullgare.

Bulgarien Wahllokal Präsidentaftswahlen 2015
Fotografi: BGNES

Në Bullgari jeton një pakicë turke, ndërkohë që në Turqi jetojnë qindra e mijëra turq etnikë, të cilët u dëbuan nga Bullgaria para rënies së komunizmit. Megjithatë kufiri i sipërm prej 35 i numrit të qendrave votimeve vlen edhe për qindra-mijëra bullgarë që jetojnë në SHBA.

Raund balotazhi

Nëse në raundin e parë të votimit asnjëri nga kandidatët nuk merr më shumë se gjysmën e votave, atëherë mes dy kadidatëve me numrin më të lartë të votave do të vendosë balotazhi. Kandidati i partisë  më të madhe në pushtet GERB, Zezka Zaçeva, kryeson sipas anketave të votuesve kundrejt kandidatit të opozitës socialiste, gjeneralit Rumen Radev, i cili konsiderohet si mik i Rusisë.