Bujqit polakë kanë përfituar nga anëtarësimi i Polonisë në BE | Evropa | DW | 17.04.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Bujqit polakë kanë përfituar nga anëtarësimi i Polonisë në BE

Si e shohin bujqit polakë hyrjen në BE sot, tri vjet më vonë?

Brynsk, Polonia veriore

Brynsk, Polonia veriore

Kur u bënë votimet për kushtetutën e BE, rezultatet në Poloni të linin për të dëshiruar. Në qytete, atmosfera për Evropën ishte e mirë, në fshat, nga ana tjetër shumica e njerëzve ishin shumë skeptikë.

Në sallën moderne dhe me dritë të derrave të Robert Fatygës, çdo vit lindin rreth 2.500 gica.

Para 12 vjetësh ai e trashëgoi fermën në qendrën administrative Swieto-krzyskie- që do të thotë Kryqi i shenjtë, rreth 40 km larg kryeqytetit të landit, Kielce.

"Këtu, në këtë ndërtesë unë kam rreth 100 derra. Këtu ata rrisin pasardhësit e tyre, aty pranë ata kanë lindur, janë kryesisht derra të rinj, të cilët unë ua shes thertoreve"

Me 11 hektarë tokë filloi babai i tij, 40 vjet më parë e bleu ai fermën, në atë kohë Roberti sa kishte lindur. Sot Robert Fatyga ka në zotërim 80 hektarë, një hektarë ka thuajse madhësinë e një fushe futbolli. Bujku mbjell kryesisht drithëra, ushqim për derrat e tij.

Përpara, buzë rrugës, ndodhet shtëpia e banimit e familjes, e lyer me ngjyrë të verdhë të çelët. Atje jetojnë Robert Fatyga, gruaja e tij Vieslvaa, tri vajzat e tyre dhe babai i tyre, Zbigniev. Me krenari Roberti tregon traktorët e tij të rinj fringo, ndënjeset e tyre janë të mbështjella ende me qese plastike. Ato ndodhen në arat pas shtëpisë. Dhe ç'është më e rëndësishme për Fatygan: njëri nga dy traktorët ka radio dhe ajër të kondicionuar.

Traktorët, tregon Fatyga kanë kushtuar rreth 160 mijë Euro, prej tyre, rreth gjysmën e parave ai e ka marrë nga mjete të BE. Ai bën pjesë në ata që kanë përfituar nga anëtarësimi i Polonisë në BE. Ai ka investuar në fermën e tij dhe e ka zgjeruar atë në mënyrë konsekuente.

Andrej Kovalski, drejtor i Institutit të Kërkimeve të Bujqësisë në Varshavë i vëzhgon tendencat në ekonominë polake prej vitesh- ai ka qenë më parë ministër i bujqësisë. Ai konfirmon efektet e pagesave të drejtpërdrejta nga Brukseli: "Po të shohim se si i përdorin bujqit polakë pagesat e drejtpërdrejta, atëherë sipas anketimeve tona më të fundit ka dy grupe të mëdha. Bujqit e mëdhenj i shpenzojnë paratë për investime. Por një rrugë e dytë ku përfundojnë paratë është shkollimi."

Pra është e qartë se një shkollim i mirë- mundësisht edhe një shkollim akademik- i ndihmon bujqit për të pasur sukses. E vetmja gjë që nuk u pëlqen fshatarëve polakë është që pagesat e drejtpërdrejta- pra paratë që marrin bujqit në përputhje me tokën që kanë- janë shumë më të ulëta se në Evropën Perëndimore. Në Poloni, bujqit këtë vit do të marrin rreth 35 përqind të parave që marrin bujqit në vendet e vjetra anëtare të BE. Por deri në vitin 2013, niveli i pagesave do të rritet hap pas hapi.

Bujqësia polake ka edhe një veçori tjetër: toka në Poloni, në krahasim me Evropën Perëndimore thuajse nuk është e helmuar me pesticide. Para hyrjes në BE, bujqit polakë kanë përdorur dhjetë herë më pak mjete për mbrojtjen e bimëve dhe tri herë më pak plehra kimikë. Ndaj një mundësi zhvillimi shihet edhe në tregtimin e prodhimeve biologjike. Kjo në një kohë kur në Poloni, njerëzit tradicionalisht janë mësuar t'i kushtojnë vëmendje cilësisë së ushqimeve.

Audio dhe video për temën

  • Data 17.04.2007
  • Autor Birgit Beker dhe Rosalia Romaniec
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar8K
  • Data 17.04.2007
  • Autor Birgit Beker dhe Rosalia Romaniec
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar8K