1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Britanikët paralajmërojnë sulme ruse ndaj popullatës civile

19 Shtator 2022

Rusia dëshiron të shkatërrojë moralin në Ukrainë duke sulmuar popullsinë civile. Ministria britanike e Mbrojtjes e paralajmëron për këtë.

https://p.dw.com/p/4H1pJ
Ukraine | Krieg | Zerstörung in Nikopol
Fotografi: Kostiantyn Liberov/AP Photo/picture alliance

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar ka paralajmëruar për shtimin e sulmeve ruse ndaj objektivave civile në Ukrainë. "Përballë pengesave në front, Rusia besohet se ka zgjeruar vendet që dëshiron të sulmojë në mënyrë që të minojë drejtpërdrejt moralin e popullit dhe qeverisë ukrainase”, tha Ministria e Mbrojtjes të dielën. Sipas raporteve të Ukrainës, Rusia bombardoi qytete në pjesë të ndryshme të vendit gjatë natës.

Një spital në qytetin e Mykolaivit u godit, tha guvernatori rajonal Vitaliy Kim. Pjesë të tjera të rajonit u bombarduan gjithashtu. Dy persona u plagosën.

Tschaplyne
Fotografi: Dmytro Smolienko/REUTERS

Në rajonin e objektit bërthamor të Ukrainës në Zaporizhia, tre persona u plagosën nga zjarri në qytetin e Nikopolit, tha guvernatori Valentyn Resnichenko.

Tre persona u vranë nga sulmi me raketa në rajonin e Kharkovit një ditë më parë, tha guvernatori Oleh Synjehubow. Mes të vdekurve është edhe një vajzë njëmbëdhjetëvjeçare. Guvernatori Pavlo Kyrylenko njoftoi se pesë persona ishin vrarë në rajonin e Donetsk-ut një ditë më parë.

 

 

aud (rnd/ap)