Britani e Madhe: Asnjë pazar me qeverinë iraniane | Evropa | DW | 30.03.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Britani e Madhe: Asnjë pazar me qeverinë iraniane

Britania e Madhe kërkon lirimin e menjëhershëm të 15 marinsave të saj. Ajo nuk arriti ndonjë sukses të madh me ankesën pranë Këshillit të Sigurimit të OKB-së, në lidhje me 15 marinsat e saj që u arrestuan në Iran.

Fregatë britanike në Gjirin Persik

Fregatë britanike në Gjirin Persik

Debati mes Londrës dhe Teheranit është ashpërsuar sërish natën e kaluar. Ambasada iraniane në Londër ka publikuar letrën e dytë të ushtares britanike Fay Turney, e cila është e vetmja grua ndër 15 ushtarëve të arrestuar. Në këtë letër ajo i bën thirrje qeverisë britanike që t´i tërheqë trupat e saj nga Iraku. Mendohet se kjo letër është shkruar nën presion. Ministrja e jashtme Beckett deklaroi se është një kat shumë i shëmtuar dhe i tmerrshëm.

Kryeministri britanik Tony Blair kish refuzuar më parë çdo lloj marrëveshjeje me Iranin. Nuk do të bëjmë pazar, tha Blair gjatë një interviste televizive. Situata nuk mund të zgjidhet nëpërmjet asnjë hapi tjetër përveç lirimit të menjëhershëm të 15 marinsave britanikë.

Qeveria britanike nuk ishte e kënaqur me vendimin e Këshillit të Sigurimit në Nju Jork. Ndonëse KS bëri thirrje që problemi të zgjidhet sa më parë, formulimi i kësaj deklarate ishte më i dobët sesa dëshironte Londra. Rusia nuk kish pranuar që Këshilli i Sigurimit ta dënonte aktin e Iranit dhe t´i lironte menjëherë 15 ushtarët britanikë.

Debati mbi ushtarët britanikë po ndërlidhet kështu me problemet e tjera të bashkësisë ndërkombëtare me Iranin. Rusia nuk ka pranuar gjithashtu që të ndërmerren sanksine të rënda kundër Iranit për shkak të programit të tij bërthamor. Letra e ushtares Fay Turney bën sërish një lidhje indirekte me krizën e Irakut. 15 ushtarët britanikë po politizohen më shumë se ç´duhet, kritikojë edhe analistët e shtypit britanik këto ditë. Ndërkohë ish ambasadori britanik në Teheran, Richard Dalton, paralajmëron se Britania e Madhe nuk duhet të përdorë tone shumë të ashpëra:

"Eskalimi para kohe i situatës mund t´i keqësojë gjërat dhe nuk është në dobi të të burgosurve. Nuk është mirë në rast se politikanët mendojnë se duhet t´i përulen presionit të shtypit dhe të japin deklarata të reja çdo ditë apo çdo orë."

Sidomos shtypi bulevardesk britanik e akuzon qeverinë që nuk ndërhyn në mënyrë më rigoroze. Edhe ish ambasadori amerikan pranë OKB-së, John Bolton, kritikoi gjatë një interviste televizive Britaninë e Madhe se nuk vepron në mënyrë të vendosur. Në rast se Irani do të mbetet pa u ndërshkuar nga ky veprim, atëherë ky shtet do të ndjehet i inkurajuar që ta vazhdojë programin e tij bërthamor, Por Bolton nuk ju përgjigj pyetjes, se ç´duhet të bëjë Blair sipas mendimit të tij, për ta zgjidhur sa më parë këtë krizë.

  • Data 30.03.2007
  • Autor Ralf Borchard
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar8R
  • Data 30.03.2007
  • Autor Ralf Borchard
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar8R