Brenda CDU po ndodh tajfun | Studimi në Gjermani | DW | 27.11.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Brenda CDU po ndodh tajfun

Në prag të kongresit të partisë kristian demokrate CDU duket sikur do të zhvillohet një debat i hapur brenda rradhëve të partisë, mbi kursin politik dhe figurat drejtuese. Kongresi dyditor i kësaj partie është edhe tema kryesore e shtypit të sotëm gjerman

Kongresi i CDU në Drezden

Kongresi i CDU në Drezden

Gazeta «Frankfurter Allgemeine Zeitung» komenton:

"Eshtë zhgënjimi mbi koalicionin e madh, i cili bëhet i qartë tek pozicioni i atyre politikanëve udhëheqës brenda rradhëve të CDU-së, të cilët nuk qeverisin në Berlin. Zënkat nuk do të kishin qënë kaq alarmuese, sikur sekretari i përgjithshëm i CDU-së, Pofalla, do të mund t´ua kish prezantuar shokëve të tij të partisë që në Dresden programin e tij të ri politik, përmbajtja e të cilit është pak a a shumë: Më shumë liri. Por Pofalla, i cili ka 11 muaj që e ka marrë atë post dhe në fakt u emërua vetëm në mënyrë provizore - duhet t´u prezantohet njëherë vetë delegatëve në postin e tij të ri, përpara se të veprojë në mënyrë sovrane. Meqënëse gjatë këtij kongresi do të zgjidhet edhe e gjithë kryesia e partisë, votat do të jenë më shumë program se ç´duhet për zonjën Merkel, Rüttgers, Koch dhe Wulff në Dresden."

Gazeta «Abendzeitung» nga Mynihu shkruan:

"Në njërën anë janë ata që i shpjegojnë rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2005 si pasojë e kursit të ftohtë reformues - një debat, i cili nuk duhet të ish bërë asokohe - dhe që tani kërkojnë më shumë ngrohtësi sociale. Në anën tjetët qëndrojnë ata që shohin të alarmuar se si votuesit po shkojnë tani drejt partisë liberale FDP, sepse ata nuk po shoihn asnjë nga reformat për të cilat votuan në fakt për partinë CDU. Tani kjo parti do t´i kënaqë të dyja palët, duke i lejuar secilit grup që të plotësojë një nga dëshirat e tij. Por partia social demokrate do t´i prishë këto plane."

Gazeta "Straubinger Tagblatt" shkruan:

"Kongresi i Lajpcigut, mbetet një episod në historinë e partisë CDU. Angela Merkel, e cila kur ishte kryetare e opozitës fitoi imazhin e njjë reformatoreje të vendosur, është kthyer tani si kancelare në një ndërmjetësuese të butë dhe pajtuese. CDU-ja nuk ka nevojë të lëvizë drejt së majtës në Dresden, ajo e ka bërë me kohë këtë hap. Dhe tani kjo parti qëndron me një përzjerje të çuditshme: Me Merkelin në pushtet, me Koch dhe Oettinger për lirinë ekonomike dhe me Ruttgers për barazinë sociale. Pra ka diçka për të gjitha shijet. Ky fakt i rrit shanset për zgjedhjet e ardhshme. Dhe kur bëhet fjalë për pushtet, CDU-ja nuk ka pasur ndonjëherë probleme që të heqë dorë nga principet e saj."

Gazeta "Frankfurter Rundschau" shkruan:

"Në rast se në fund do të kemi të gjithë durimin e duhur për të pritur deri në fund të gjitha propozimet dhe debatimet mbi to në opionionin publik, atëherë rezultati final do të jetë ajo që kancelarja dëshiron: Mesi. Por nga ana tjetër duket sikur brenda radhëve të partisë CDU po ndodh një tajfun i vërtetë: Ndërkohë që rreth e rrotull po lëvzi e dridhet gjithçka, ne mes apo ne qendër, nuk po ndodh gjë. Këtu bëhet fjalë për diçka pak a shumë boshe, ku askush nuk ka fuqi të marrë iniciativën për ndryshim. Se ku do të përfundojë rruga që ka nisur ky grupim, është ende e paqartë."

Dhe së fundi në gazetën "Mittelbayerische Zeitung" nga Regensburgu lexojmë:

"Rüttgers ka fat sepse po i pranohet propozimi i tij për të rritur ndihmën financiare për të papunët. Ndonëse unioni e sheh me shqetësim zhvillimin ekonomik. Nga ana tjetër do të u ndanë bonbone edhe për miqtë e punëdhënësve dhe reformatorëve radikalë. Ndoshta edhe kërkesa e Günther Oettinger për të fleksibilizuar mbrojtjen për pushimin nga puna do të pranohet gjatë kongresit të partisë kristian demokrate në Dresden."

  • Data 27.11.2006
  • Autor Sonila Harasani
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Armn
  • Data 27.11.2006
  • Autor Sonila Harasani
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Armn