1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

EZB macht sich zum Gehilfen der Politik

Zhang Danhong/Angelina Verbica8 Gusht 2012

Banka Qendrore Evropiane nuk duhet të financojë shtetet. Kjo është në statutin e saj. Megjithatë ajo e bën atë, sepse politika nuk ka gjetur deri tani zgjidhje.

https://p.dw.com/p/15lty
Krise Streichholz Symbolbild Europa in Flammen, Griechenland, Island, Spanien, Portugal, Irland, Italien. Stauke - Fotolia
Fotografi: Fotolia/Stauke

Shteti grek është i falimentuar. Ai nuk ka më të holla, për të paguar pagat e zyrtarëve. Te fondi i shpëtimit, EFSF, Athina nuk mund të shpresojë për momentin. Nëse kësti tjetër prej 31 miliardë eurosh do t'i jepet në shtator, vendoset, kur ekspertët e troikës t'i japin Greqisë dëftesën për kursimet dhe reformat. Por edhe që ta lërë Greqinë të falimentojë, këtë eurozona nuk e do, ende jo. Kështu ministrat e Financave të Eurozonës kërkuan nga Banka Qëndrore Evropiane, që të rrisë volumin e kredisë së emergjencës për Greqinë. Banka Qëndrore Evropiane bëri atë, që deshi politika.

Loja me zjarrin

Kjo kryhet kështu: Qeveria në Athinë jep obligacione me një afat prej vetëm disa muajsh. Bankat greke ia blejnë ato qeverisë. Meqë bankat vetë nuk kanë likuiditet, ata marrin para borxh nga Banka Qëndrore Evropiane dhe depozitojnë për siguri obligacionet e sapoblera. Paratë banka kombëtare i printon thuajse vetë, me lejen e BQE.

"Natyrisht që çdo ngritje e kredive të tilla do të thotë, se varësia e BQE nga politika financiare shtohet", thotë Jërg Hinze nga Instituti Botëror Ekonomik në Hamburg, (HWWI). Në këtë rast ai jep në kondicione më të zbutura, sepse qeveria e Athinës me 20 gusht do t'i kthejë afro 3 miliardë euro BQE. Me fjalë të tjera: Autoriteti monetar i Eurozonës i jep Greqisë kredi emergjente prej 4 miliardë dollarësh, më qëllim që t'i arkëtojnë sërish tre të katërtat e tyre.

Jörg Hinze, Senior Researcher am HWWI Hamburgisches WeltWirtschaftsInstitut gemeinnützige GmbH (HWWI) Hamburg Institute of International Economics
Jörg HinzeFotografi: HWWI

Kritikë e ashpër nga Gjermania

Në fund të fundit janë vetëm një miliardë euro, që BQE ia kalon Greqisë. Megjithatë kjo ngacmon rezistencën, sidomos në Gjermani. "BQE merr pjesë në nxjerrjen e Greqisë në konkurs, duke mundësuar financimin shtetëror me shtypjen e monedhave", kritikoi ashpër deputeti liberal në parlament, Frank Schäffler.

Edhe Georg Fahrenschon, presidentin e shoqatës së bankave gjermane të kursimeve e bren shqetësimi, nëse BQE mund ta kryejë dot detyrën. Ai tha në stacionin e dytë televiziv ZDF: "Unë besoj, se tani ka shumë rëndësi, që banka qëndrore të mbetet e pavarur."

Por nga pavarësia e saj BQE ka filluar që nga maji i vitit 2010 të heqë dorë. Në atë kohë ajo vendosi nën presionin e politikës, të blejë obligacione shtetërore nga Greqia, Irlanda dhe Portugalia. Të thuash të drejtën, kjo nuk lejohet për shkak të klauzolës no-bail-out të marrëveshjes së Maastrichtit, thotë eksperti i HWWI-së, Jërg Hinze: "Ajo e bën këtë përmes të ashtuquajturit tregu sekondar, por në parim këtu nuk ka ndonjë ndryshim të madh, përsa i përket financimit shtetëror."

Bie autoriteti i BQE

Një vit më parë autoriteti monetar e zgjeroi këtë program të diskutueshëm me obligacionet spanjolle dhe italiane. Gjithsej ajo ka grumbulluar 211 miliardë euro të shteteve në krizë. Pritet që në shtator blerjet të rifillojnë, për t'ia hequr në rradhë të parë Spanjës dhe Italisë presionin e normës së interesit. "Në afat të gjatë volumet e kredive të ndihmës, të bonove të grumbulluara qeveritare po bëhen më të mëdha", thotë Hinze për DW. "Kjo rrit edhe koston direkte, në rast dështimi, që do të thotë në qoftë se shtetet falimentojnë." Dhe BQE mund t'i shmanget gjithnjë e më pak një tjetër financimi shtetëror.

Hessen/ Polizisten tragen am Montag (06.08.12) vor der Zentrale der Europaeischen Zentralbank (EZB) in Frankfurt am Main bei der Raeumung des Occupy-Camps einen Demonstranten. Das Verwaltungsgericht Frankfurt am Main hat am Montag einen Eilantrag abgelehnt, mit dem sich die Aktivisten gegen eine Aufloesung und drohende Raeumung des Zeltlagers gewandt hatten. Das Protest-Camp und die damit einhergehende dauerhafte Besetzung der Gruenanlange seien durch das Grundrecht der Versammlungsfreiheit nicht gedeckt, begruendete das Gericht seine Entscheidung. Die Polizei rief Occupy kurz nach dem Urteil vor Ort dazu auf, das Gelaende zu verlassen. (zu dapd-Text) Foto: Mario Vedder/dapd
Fotografi: dapd

Kredibilieti i autoritetit financiar të ruajtësve së valutës do të bjerë në atë masë, sa rritet varësia nga politika. Reputacioni i BQE, nga pikëpamja gjermane do të kishte pësuar gjithsesi dëmtim, mendon Hinze, "sepse klauzola no-bail-out është shkelur që nga viti 2010 dhe me këtë vihet në pikëpyetje objektivi i tij më i lartë, stabiliteti i parasë."