1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

BP shtyn fillimin e testit në Gjirin e Meksikës

14 Korrik 2010

Për shkak të kërkesave të të ngarkuarit të qeverisë amerikane për që të zhvillohen analiza paraprake BP shtyn provat me gypin për të vënë nën kontroll derdhjen e naftës.

https://p.dw.com/p/OIaQ
Gypi që do të futej në vrimën e shpimit
Gypi që do të futej në vrimën e shpimitFotografi: AP

Në përpjekjet e koncernit BP, për të vënë nën kontroll derdhjen e naftës në Gjirin e Meksikës, nëpërmjet një gypi thithës kanë dalë probleme të paparashikuara.

Një provë dyditore me të cilën koncerni donte të testonte nëse mund ta ndalonte derdhjen e naftës disatonëshe në det të hapur, është shtyrë për më vonë. Prova pritej të fillonte ditën e martë.

BP / Ölpest / Golf / Mexiko / USA
Fotografi: AP

Arsyeja e vonesës ka të bëjë me kërkesat e të ngarkuarit të qeverisë amerikane për luftimin e katrastrofës, Thad Allen. Thad Allen kishte kërkuar që të zhvilloheshin analiza paraprake.

Me gypin i cili do të futej të hënën në vrimën e shpimit, do të ndalohej derdhja e pakontrolluar e naftës në det, tani tre muaj pas përmbytjes së platformës "Deepwater Horizon". Por ekzistojnë dyshime nëse konstruksioni është në gjendje ta përballojë presionin e madh, që krijohet nga derdhja e naftës në thellësinë 1.500 metra.

dpa/ard