″Botërori pa incidente raciste″ | Gjermania | DW | 03.07.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

"Botërori pa incidente raciste"

Para se të fillonte Botërori 2006, në Gjermani pati një debat të madh rreth të ashtuquajturave "No-go Areas". Prej tre javësh Gjermania po prezantohet në Botëror si një vend mikpritës dhe i hapur ndaj të gjitha kombësive dhe ngjyrave

Tifoz nga Gana

Tifoz nga Gana

Fushata e Shoqatës Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA) kundër diskriminimit nuk është vetëm reklamë. Ajo shënon sukses, sepse me të vërtetë që deri tani nuk janë dëgjuar parulla djathtiste, si nëpër stadiume ashtu edhe jashtë tyre. Një fakt që para së gjithash gëzon ministrin e punëve të brendshme, Volfgang Shobjlen: "Jo vetëm që nuk arritën, por edhe janë dorëzuar, sepse e kanë ndjerë, që nuk do kishin shanse në këtë valë entuziazte jo vetëm të tifozave për ekipin e tyre por të të gjithëve për sportin në përgjithësi," - thotë kristiandemokrati Shobjle. Sporti nuk la vend për propagandë djathtiste. Që në hapjen e Botërorit u përpoqën 200 ekstremistë të djathtë në Gelsenkirchen me një demonstratë, por zëri i tyre u mbyt nga 4.000 antidemonstrues, ku ishte i pranishëm edhe zëvendëskancelari socialdemokrat Franc Myntefering. "Demonstrimi në rrugë është i rëndësishëm, sepse ai e bën të qartë, që ne duam që të gjithë njerëzit që jetojnë këtu të mos kenë frikë se kanë një tjetër ngjyrë lëkure, pasaportë, apo besim fetar. " Sportdashësit e bënë Botërorin një zonë të pakalueshme për racistët, pikërisht nëpërmjet demonstrimit të patriotizmit, me flamujt gjermanë në për duar. Cilat do të ishin argumentat kundërvënëse të ekstremistëve të djathtë? Sigurisht që ata nuk janë zhdukur, por ata janë transformuar, thotë sociologu Gunter Pilc: "Për shembull në ndeshjen e Koresë së Jugut me Zvicrën huliganët berlinezë dolën në stadium me bluza ku shkruhej: "Faleminderit për fitoren në Turqi!". Fitorja e Zvicrës në Turqi ishte ndeshja vendimtare që solli mospjesëmarrjen e Turqisë në Botëror. Racizmi pra nuk është zhdukur. Futbollisti i kombëtares gjermane, David Odonko, i jati i të cilit është nga Gana, është konfrontuar personalisht me këtë fenomen. "Edhe mua më kanë ofenduar ndonjëherë, por nuk më kanë sulmuar fizikisht. Për sa kohë që janë vëtëm fjalë ofenduese, nuk ua vë veshin," - rrëfen ai. Fifa ka caktuar rregulla të forta për ndeshjet. Kush ofendon ndonjë lojtar për shkak të prejardhjes, nxirret jashtë. Ky vendim ka mjaft efekt, argumenton Pilc: "Po nuk ndërhyre si duhet, ofendime të tilla përsëriten. Ndërsa kështu vëmendja rritet dhe vështirësohet përhapja e mesazheve ksenofobe." Fifa nuk mund të kontrollojë gjtihçka. Por ajo mund të dërgojë sinjale tek tifozët: Para ndeshjeve të çerekfinales kapitenët e ekipeve do të lexojnë nga një deklaratë. Ndoshta ndonjë skins i djathtë 15-vjeçar e kthen mendjen kur të shohë Michael Ballack të thotë para miliona njerëzve: "Nuk është mirë që të ofendosh dikë për shkak të ngjyrës së lëkurës."
  • Data 03.07.2006
  • Autor Miriam Keuter
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar0B
  • Data 03.07.2006
  • Autor Miriam Keuter
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar0B