Bosnjë-Hercegovina humbet trenin për në Bruksel | Politika | DW | 06.10.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Bosnjë-Hercegovina humbet trenin për në Bruksel

Parlamentet boshnjake i miratuan reformat me një javë vonesë. BE-ja refuzoi fillimin e bisedimeve për marrëveshjen e Asocijim-Stabilizimit me Bosnjën

Banja Luka

Banja Luka

Bosnja-Hercegoviona ja doli mbanë të nisë rrugën e reformave në polici, radiostacionet publike dhe atë të mbrojtjes, por miratimi i parlamentit për këto reforma ishte i vonuar. Më saktë, me katër ditë vonesë. Në fillim të kësaj jave, ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian refuzuan fillimin e negociatave të Stabilizim-Asocijimit me Bosnjë-Hercegovinën. Ky refuzim të duket i arsyeshëm po të kujtojmë se BE-ja pikërisht këto tre reforma i kishte vënë si kusht për fillimin e bisedimeve të Asociim-Stabilizimit me Bosnjë Hercegovinën. Tanimë këto bisedime do të zhvillohen prej javës së ardhshme me Serbinë dhe Malin e Zi.


Bosnjë Hercegovinës i iku treni për në Bruksel, kjo për shkak të bllokadës disamujore që i bëri reformës në polici parlamenti i Republikës Srpska, si edhe zvarritjes së parlamentit mbarështetëror për dy reformat e tjera. Qytetarët tanimë të mbetur në platformë, vetëm mund të vështrojnë se si treten në horizont dritat e trenit të integrimit. Janë ata që do të paguajnë llogarinë për mungesën e përgjegjësisë së parlamentarëve të tyre.
Edhe në një të ardhme të afërt, Bosnja nuk do të gëzojë lirimin e procedurës së vizave. Investimet direkte nga jashtë do të mbërrijnë në vend në atë masë që duhet, vetëm kur te jetë e qartë perspektiva evropiane e vendit. Bosnja do të jetë e fundit në radhë që do të përfitojë nga fondet strukturore të Bashkimit Evropian.

Kështu zvarritja disamujore e reformave do t'i kushtojë Bosnjë Hercegovinës, vite në rrugën e zhvillimit.

Miratimi i shpejtë i reformave pas takimit të Ministrave të jashtëm të BE-së të le të kuptosh se pas vendimit të Be-së për fillimin e bisedimeve të Asocijim-Stabilizimit me Serbinë dhe Malin e Zi dhe negociatat e pranimit me Kroacinë, parlamentarët boshnjakë u zgjuan nga gjumi. Vetëm tani atyre ju është bërë e qartë, se cilat ishin pasojat e politikës së tyre. Veçse me këtë nuk mund të kërkohet të falur.

Ata e kanë ditur me siguri, se çfarë konsekuencash do të kishte bllokimi i ligjeve në rrugën e afrimit me Bashkimin Evropian. Përfaqësuesi i lartë i bashkësisë ndërkombëtare, Paddy Ashdown, i paralajmëroi disa herë me urgjencë me radhë deputetët dhe partitë. Madje edhe presidenti i Republikës Srpska, Dragan Çaviç i kërkoi parlamentit të etnisë së tij të miratojë reformën mjaft themelore të policisë. Atëherë me shumicë të parlamentit ky ligj u hodh poshtë.

Qeveria boshnjake dëshiron një rishikim të kërkesës së saj, për fillimin e bisedimeve të Asociijim-Stabilizimit. Por nuk është e sigurtë, së paku në plan afatshkurtër, nëse Brukseli do t'a ndërrmarë bëjë një hap të tillë. Politikanët bosnjakë nuk mund të presin nga BE-ja që të rishqyrtojë vendimet e Luksemburgut, vetëm sepse ata vetë nuk arritën të kryenin në kohën e duhur detyrat e shtëpisë.

  • Data 06.10.2005
  • Autor Fabian Schmidt
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqt9
  • Data 06.10.2005
  • Autor Fabian Schmidt
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqt9