Boris Tadiç kërkon zyrtarisht ndarjen e Kosovës | FOKUS | DW | 24.11.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

FOKUS

Boris Tadiç kërkon zyrtarisht ndarjen e Kosovës

Mediat serbe njoftojnë se presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, sot, zyrtarisht propozoi ndarjen etnike të Kosovës ndërmjet shumicës shqiptare dhe pakicës serbe si dhe mbetjen e Kosovës brenda kufijve të Serbisë. Qeveria e Kosovës e ka cilësuar këtë kërkesë luftënxitëse

Presidenti serb

Presidenti serb

Qeveria e Kosovës e ka quajtur luftënxitëse një kërkesë të fundit të presidentit serb, Boris Tadiç, i cili zyrtarisht propozoi ndarjen e Kosovës. Pas kësaj kërkese të presidentit serb, qeveria e Kosovës reagoi shumë ashpër. Më tej në reagimin e saj thuhet se, deklarata të tilla nuk kanë më peshë në këtë pjesë të Ballkanit. Nga mediat serbe njoftohet, se presidenti i Serbisë, sot zyrtarisht propozoi ndarjen etnike të Kosovës ndërmjet shumicës shqiptare dhe pakicës serbe si dhe mbetjen e Kosovës brenda kufijve të Serbisë. Këtë propozim Presidenti, Boris Tadiç, ja drejtoi zyrtarisht qeverisë së Serbisë, në kohën kur ndërmjetësi ndërkombëtar në bisedimet për statusin, Marti Ahtisari arriti në Beograd, për t'u takuar me krerët e Serbisë. Këshilltari i parë politik në qeverinë e Kosovës, Avni Arifi, lexon reagimin e kryeministrit të Kosovës, Bajram Kosumi.

Mundësia e ndarjes së Kosovës në dy entitete nëse pala shqiptare dhe ajo serbe nuk arrijnë marrëveshje për të ardhmën e Kosovës, ishte një ndër pyetjet më të shpeshta që ju bë në një konferencë me gazetar në Prishtinë, ndërmjetësit ndërkombëtar në bisedimet për statusit, Marti Ahtisarit dhe përgjigja e tij ishte kjo: "Jo. Ju mund t'i referoheni parimeve të Grupit të Kontaktit dhe aty thuhet qartë se nuk do të shqyrtohet mundësia e ndarjes së Kosovës, pra ndarja e Kosovës është e pamundshme, tha Marti Ahtisari. Ai tha se dialogu në mes Prishtinës dhe Beogradit duhet të vazhdojë.

Qeveria e Serbisë ndërkaq, me të arritur në Beograd, kryenegociatori ndërkombëtar, Marti Ahtisari, publikoi edhe përbërjen e grupit negociator serb për statusin e Kosovës. Sipas mediave serbe, në krye të ekipit janë kryetari i shtetit serb Boris Tadiç, kryeministri, Vojisav Koshtunica dhe ministri i jashtëm, Vuk Drashkoviq. Në këtë grup të krerëve serb do të jenë edhe këshilltarët e tyre politik ndërsa, në këtë përbërje bënë pjesë edhe shefja e qendres koordinuese serbe për Kosovën, Sanda Rashkoviq Iviq. Ne ekipin e Serbisë përfundimisht thuhet se do të përfshihen edhe përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, ndër ta Marko Jakshiq dhe Goran Bogdanoviq.

  • Data 24.11.2005
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqhX
  • Data 24.11.2005
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqhX