1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Bolivi: presidenti Morales konfirmohet në post

11 Gusht 2008

Në një referendum të zhvilluar të dielën në Bolivi, rreth 60%e zgjedhësve dhanë votën që presidenti i parë i vendit nga popullsia autoktone, Evo Morales si dhe zëvendëspresidenti Linea të qëndrojnë në poste.

https://p.dw.com/p/Eutv
Festohet në Bolivi fitorja e Moralesit
Festohet në Bolivi fitorja e MoralesitFotografi: AP

Para pallatit presidencial në La Paz u mblodhën të dielën në mbrëmje mijra ithtarë të entuziazmuar për të festuar fitoren e Evo Morales. Presidenti i parë nga popullsia autoktone indiane e Bolivisë, vazhdon të mbajë postin. Shumë më tepër zgjedhës se në fitoren e tij në zgjedhjet e 2005-ës votuan për qëndrimin e tij, referendimi i kërkuar fillimisht prej opozitës për zëvendësimin e tij forcoi mbështetjen e tij prej popullit. Morales i bëri thirrje kundërshtarëve të tij politik të bashkohen me të:

"Populli bolivian vendosi me zgjedhjen e tij për ndryshimin e modelit të mëparshëm ekonomik, neoliberalizmit. Tani do të lindë një unitet i ri, që do të harmonizojë kushtetutën e re politike të shtetit bolivian me statusin e autonomisë, për të bashkuar kështu në rrugën më të përshtatshme të gjithë bolivianët dhe bolivianet."

Së bashku me Moralesin konfirmohet edhe zëvendëspresidenti i tij, Alvaro Linea. 4 milionë bolivianë u thirrën paralelisht për të vendosur për të ardhmen politike në tetë nga nëntë prefekturat e vendit. Gjashtë prej tyre i përkasin opozitës konservatore, ndër të tjera kryeministrat e katër provincave, të cilët patën kërkuar në referendume të veçanta më shumë autonomi nga qeveria qendrore.

Këta të katër u konfirmuan po ashtu në postet e tyre dhe dalin prej referendumit po aq të fuqishëm sa edhe kundërshtari i tyre, Morales. Ata nxitën autonominë e provincave, si shenjë proteste ndaj kushtetutës socialiste, me të cilën Morales kërkon të përmirësojë të drejtat e popullsisë autoktone në zonat e varfra malore.

Konflikti midis kampit socialit të Moralesit dhe opozitës konservatore në provincat e pasura fushore vazhdon të mbetet i pazgjidhur. Zërat thonë se provincat e tjera mund të fusin në fuqi statusin e autonomisë, të cilën Moralesi e ka quajtur ilegale, duke provokuar kështu sërish hendekun me qeverinë qendrore.