1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

091210 Nobelboykott Oslo

10 Dhjetor 2010

Kur të premten në Oslo të nderohet laureati i Paqes 2010, në vend të Liu Xiaobo do të jetë një karrige bosh, sepse Liu ndodhet në një burg kinez. Edhe në publik do të mungojnë disa fytyra: rreth 20 vende mungojnë.

https://p.dw.com/p/QV0l
Protesta para ambasadës kineze për lirimin e nobelistit Liu Xiaobo.
Protesta para ambasadës kineze në Oslo për lirimin e nobelistit Liu Xiaobo.Fotografi: DW

Së bashku me Kinën larg ceremonisë edhe Rusia, Kazakistani, Kolumbia, Venezuela, Kuba, Tunizia, Maroku, Egjipti, Sudani, Arabia Saudite, Iraku, Irani, Afganistani, Pakistani, Sri Lanka, Vietnami, Philipinet.

65 shtete janë të përfaqësuara me ambasada në kryeqytetin norvegjez, Oslo. Në lidhje me ceremoninë e dorëzimit të çmimit Nobel kanë marrë dy herë postë: një herë ftesën zyrtare të komitetit norvegjez të çmimit Nobel dhe një herë tjetër një letër të ambasadës kineze me kërkesën, që të qëndronin larg kësaj ceremonie. Geir Lundestad, drejtori i Institutit Nobel, konstaton:

Drejtuesi i programit arab në Deutsche Welle, Rainer Sollich.
Drejtuesi i programit arab në Deutsche Welle, Rainer Sollich.Fotografi: DW

"Ne konstatojmë se kinezët këtë vit janë angazhuar shumë. Ata kërkonin, që sa më pak vende ta pranonin ftesën. Tani do ta shohim, se kush nuk vjen për arsye politike dhe kush për arsye të tjera."

Arsyet e bojkotit janë edhe ekonomike

Një vend (Algjeria) nuk është përgjigjur. 46 vende kanë pranuar. Por gjithsesi 18 shtete nuk do të dërgojnë përfaqësuesit e tyre në ceremoninë në Oslo. Për shumë shtete fjala është për interesa ekonomike, por ka prej tyre që ashtu si edhe Pekini kanë antipati për angazhimin e Perëndimit për të drejtat e njeriut. Janë një serë vendesh nga të gjitha anët e globit. Ndër to janë gjashtë shtete të botës arabe. Rainer Sollich, drejtues i programit arab të Deutsche Welles.

Ministri i Jashtë serb Vuk Jeremic.
Ministri i Jashtë serb Vuk Jeremic.Fotografi: DW

„Këto janë të gjitha shtete, që kanë vetë disa probleme në sferën e të drejtave të njeriut dhe që veprojnë sipas motos: as ne nuk do të dëshironim që Kina të vinte në ceremoni, ku të nderohej dikush, të cilin ne e konsiderojmë kundërshtar të regjimit tonë. Gjithashtu është edhe ana ekonomike: Kina është bërë një faktor shumë i rëndësishëm në këtë rajon. Për shembull në Irak Kina është investuesja më e madhe në industrinë e naftës dhe gazit."

Edhe Rusia e ka refuzuar ftesën e komitetit Nobel të Oslos. Mbrojtësi i të drejtave të njeriut Sergej Lukaschewskij drejton muzeun Andrej-Sacharo në Moskë. Ai ka këtë shpjegim.

"Rusia dhe Kina janë anëtarë të organizatës së bashkëpunimit Shangai. Një prej synimeve të saj është luftimi i të ashtuquajturit ekstremizëm. Në të vërtetë kjo do të thotë, që vendet të mbështesin njëri-tjetrin, kur bëhet fjalë për luftimin e grupimeve të padëshirueshme politike."

Për Serbinë kanë prioritet marrëdhëniet bilaterale me Kinën

Ndonëse Serbia refuzoi pjesëmarrjen, përfaqësuesi i saj ishte i pranishëm në Oslo. Ministri i Jashtëm Vuk Jeremic këmbëngul për të drejtat e njeriut. Por marrëdhëniet bilaterale me Kinën kanë këtu prioritet. Ndoshta këtu krahas arsyeve ekonomike luan rol edhe mbështetja, që Kina i jep Serbisë kundër pavarësisë së Kosovës.

Disa nga shtetet, që nuk do të marrin pjesë, ndodhen nën sanksionet e perëndimit, si Sudani, Irani apo edhe Kuba. Ata i drejtojnë shpresat te Kina. Në mënyrë të ngashme i është përgjigjur pyetjes dhe një punonjës i ambasadës së Kubës. Dhe ai tha se mund të merrni në telefon tek ambasada kineze.

Qëndrimi kinez për këtë çështje është i njohur. Në Pekin tonet kundër komitetit të çmimit Nobel u ahspërsuan shumë ditët e fundit. Të martën (7.12.) zëdhënësja e Ministrisë së jashtme kineze, Jiang Yu, u shpreh madje, se komiteti i çmimit Nobel orkestron një farsë antikineze dhe vazhdoi:

„Ne nuk do ta ndërrojmë kursin tonë për shkak të përzierjes së disa klounëve. Nuk do të largohemi nga rruga jonë."

Ndërkohë Kina ka çmimin e vet të paqes. Çmimi i paqes së Konfucit u nda për herë të parë tani (9. 12.), një ditë para çmimit Nobel të paqes.

Autor: Matthias von Hein / Angelina Verbica

Redaktoi: Eliana Xhani