1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Boeing 737 zbret në një lumë në Florida

4 Maj 2019

143 vetë në bordin e avionit amerikan të pasagjerëve shpëtuan për pak nga një fatkeqësi. Gjatë zbritjes në aeroportin ushtarak Jacksonville, Boeing doli nga pista dhe rrëshqiti në lumin St. Johns.

https://p.dw.com/p/3Hv0Y
USA Boeing 737 im St. Johns River in Jacksonville
Fotografi: Reuters/JACKSONVILLE SHERIFF’S OFFICE

Në kohën e zbritjes së avionit Boeing 737 të premten në mbrëmje kishte reshje të mëdha në Jacksonville. Avioni i shoqërisë Miami Air International rrëshqiti nga pista dhe mori drejtimin e lumit St. Johns, bënë të ditur autoritetet. Pwr fat, avioni me 136 pasagjerë dhe 7 pjesëtarë të ekuipazhit qëndroi mbi sipërfaqen e ujit. Të gjithë mbijetuan, deklaroi policia lokale dhe kryetari i bashkisë së Jacksonville, Lenny Curry. Afër 200 vetë u dërguan në spital me lëndime të lehta.

USA Boeing 737 im St. Johns River in Jacksonville
Fotografi: Reuters/JACKSONVILLE SHERIFF’S OFFICE

Curry deklaroi, se presidenti Trump ka ofruar ndihmën e tij. Sipas të dhënave të aeroportit, avioni erdhi nga baza amerikane Guantanamo në Kubë. Televizioni ABC News njoftoi se avioni ishte marrë me qira nga Ministria e Mbrojtjes. Nga aeroporti i bazës amerikane në Kubë fluturojnë shumë pak avionë. Shpesh në bord janë ushtarë dhe familjarë të tyre. Arsyeja e këtij aksidenti nuk dihet. Jacksonville ndodhet në brigjet lindore të SHBA në shtetin federal të Floridës. Pamjet të kujtojnë një aksident tjetër në vitin 2009. Atëherë tre minuta pas nisjes, nga aeroporti La Guardia, një airbus A320 i shoqërisë US Airways u desh të bënte një ulje të detyruar në lumin Hudson. 155 vetë në bord mbijetuan. Aftësia e pilotit për të bërë një ulje kaq të vështirë u quajt si "mrekullia e Hudsonit".

 

 

la/se/cw (rtr, ap, dpa, afp)