1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
Media

Bllokohet sinjali i Deutsche Welles në Venezuelë

14 Prill 2019

Autoriteti Audioviziv i Venezuelës ka hequr nga rrjeti kabllor sinjalin transmentues të Deutsche Welles. Reagim ndaj emisioneve speciale për krizën në këtë vend?

https://p.dw.com/p/3Gko0
DW Sendung Noticias
Pamje nga një emision special i DW-s për gjendjen në VenezuelaFotografi: DW

„Nuk ka sinjal" – këtë njoftim duhet ta kenë parë të dielën të gjithë ata shikues që në Venezuelë kanë dashur të hapin programet spanjisht të kanalit televiziv të Deutsche Welles. E vërtet sinjali televiziv i DW-s u ndërpre të dielën. Nuk dihet se pse autoriteti audioviziv venezuelan, i quajtur Komiteti Kombëtar i Komunikimit, Conatel e ka ndërprerë sinjalin e Deutsche Welles. Intendanti i Deutsche Welles, Peter Limbourg u bëri thirrje autoriteteve venezuelane „me këmbëngulje që të përhapin sërish sinjalin transmentues të Deutsche Welles."

Në të njëjtën Limbourg theksoi, se raportimi i Deutsche Welles për Venezuelën, sidomos programet e suksesshme me pikërëndesë gjendjen në këtë vend mund të shihen edhe në mediat sociale, si edhe përmes kanalit Youtube. „Ne do të bëjmë çdo gjë që të vazhdojmë të informojmë shikuesit tanë në Venezuela", theksuan si intendanti Peter Limbourg ashtu edhe kryeredaktorja e Deutsche Welles, Ines Pohl.

DW Noticias Smart-TV Sendungsmotiv

Sindikata venezuelane e shtypit bëri të ditur vetëm se „me porosi të Komitetit Kombëtar të Komunikimit, Conatel u hoq sinjali i @dw_espanol" nga rrjeti kabllor. Kemi të bëjmë me një media ndërkombëtare, që në programet e sa ka informuar – në të gjitha aspektet – për krizën në Venezuela."

Prej muajsh Venezuela është përfshirë nga një luftë e ashpër për pushtet mes presidentit të majtë, Nicolas Maduro dhe sfiduesit konservator, Juan Guaido. Deutsche Welle ka reaguar ndaj ashpërsimit të krizës në Venezuelë me një program special televiziv në kanalin spanjisht.

la/cw/qu (DW, kna)