Bler: Lufta kundër terrorizmit nuk është luftë kundër myslimanëve | Politika | DW | 27.09.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Bler: Lufta kundër terrorizmit nuk është luftë kundër myslimanëve

Bler mban fjalimin e fundit si kryetari i partisë laburiste britanike në kongresin vjetor të laburistëve

Toni Bler gjatë fjalimit në kongres

Toni Bler gjatë fjalimit në kongres

Në Mançester kryeministri britanik, Toni Bler, iu është drejtuar dje për herë të fundit si lideri i tyre anëtarëve të Partisë Laburiste. Ai u tha se është koha e duhur për të ikur dhe u bëri thirrje që të vazhdojnë reformat në mënyrë që të fitojnë përsëri.

Bler theksoi në fjalën e tij se bota nuk do të ishte më e sigurt nëse Britania tërhiqej nga Iraku dhe Afganistani. Ai tha se kërcënimi nga terrorizmi ishte një fenomen global që kishte disa dekada që po rritej dhe se lufta kundër terrorizmit nuk ishte kundër myslimanëve.

Ajo ishte luftë për civilizim kundër ekstremistëve që shtrembëronin besimin e vërtetë të islamit.

  • Data 27.09.2006
  • Autor DW
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqoS
  • Data 27.09.2006
  • Autor DW
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqoS