Bler krijon komision hetimor për luftën e Irakut | Evropa | DW | 04.02.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Bler krijon komision hetimor për luftën e Irakut

Toni Bler po e ndryshon qëndrimin e tij. Deri para pak kohësh ai ishte shprehur kundër cdo lloj hetimi për armët biologjike apo granatat kimike të Sadamit. Por tani ai shprehet përpara deputetëve: "Do ta hetojmë këtë cështje me kujdes dhe dëshirë të madhe."

Që kur Bler dërgoi ushtarë britanikë në Irak, në Britaninë e Madhe shtrohej gjithmnjë e më shpesh pyetja: Ku janë armët e shkatërrimit në masë? Dhe përgjigja ishte "do ti gjejmë", ose "raporti i inspektorit për armët po arrin".

Deri tani nuk erdhën as raportet e as armët. Por një dekleratë e shefit të inspekcionit të armëve: "S´kemi gjetur gjë". Ose deklerata e ministrit të jashtëm: "Ka mundësi të mos ketë pasur armë aty". Ose nje komision i krijuar nga presidenti amerikan Bush që merret me pyetjen: "Përse spiunët tanë na informuan mbi dicka që ende nuk po e gjejmë?".

Toni Bler ka vendosur të gjejë një përgjigje për këtë pyejte. Ai ka krijuar një komision të "pavarur" i cili përbëhet nga ish sekretari i tij i kabinetit, një ushtaraku, një ish punonjësi shtetëror dhe tre antarë të komisionit të shërbimit sekret. Një institucion kontrollon një tjetër, gjithcka ndodh pas dyersh të mbyllura dhe rezulatet priten përpara pushimeve verore.

Cështja për të cilën bëhet fjalë do të jetë: Mos është gabuar vallë shërbimi sekret me informacionet e tij mbi armët e Sadamit? Si i mbledh informacionet shërbimi sekret? Ku dhe si i përgatit ai ato? Cfarë lexojnë politikanët prej tyre?

Por pyetja se cfarë vendimesh marrin politikanët pas këtyre informacioneve do të ishte absurde, është shprehur Bler, sepse kjo do të thoshte që të fillohej edhe njëherë me raportin e Hatenit.

Liberal demokratët janë të pakënaqur dhe nuk do të marrin pjesë në këtë komision hetimor. Por konservativët marrin pjesë me dëshirë në këtë cështje, sepse edhe ata e mbështetën luftën në Irak pas marrjes së informacioneve nga shërbimi sekret.

Bler të jep përshtypjen e një ngjale që manovron në cdo situatë. Ndërsa priteshin rezultatet e raportit të Lordit Haten, ai përgjigjej qetë: "Le të presim se c´do të thotë gjyqtari". Dhe tani thotë: "Ju lutem mos më pyesni deri sa të mbarojë punë komisioni hetimor".

Dhe nëse komisioni hetimor arrin në konkluzionin: "Shërbimi ynë sekret ka gabuar. Iraku nuk ka armë të shkatërirmit në masë", Bler do të thotë: "Atëherë vendosa të bëj dicak në bazë të informacioneve të gabuara. Por zemra dhe mendimet e mia ishin të pastra." Me këtë ai i lan duart njëherë e përgjithmonë.
  • Data 04.02.2004
  • Autor Bertram Quadt
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArIW
  • Data 04.02.2004
  • Autor Bertram Quadt
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArIW