Bler konfirmon: shpërthimet në Londër sulme terroriste. Deri tani ka 2 të vdekur dhe mëse 150 të plagosur | FOKUS | DW | 07.07.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

FOKUS

Bler konfirmon: shpërthimet në Londër sulme terroriste. Deri tani ka 2 të vdekur dhe mëse 150 të plagosur

Pas serisë së shpërthimeve nëpër stacionet e autobusëve dhe metrove të Londrës ka viktima, të palgosur dhe dëme të rënda, por të dhënat jane kontradiktore dhe të pakonfirmuara. Dëshmitarët okularë flasin për një gjendje paniku. Kryeministri Toni Bler nga Gleanegles e Skocisë, ku zhvillon punimet samiti i G8, konfirmoi, se kemi të bëjmë më sulme terroriste.

default

Në Londër kanë ndodhur sot disa shpërthime të fuqishme, të cilat sipas policisë kanë qenë gjashtë sulme terroriste. Një zëdhënës i Skotland Jard konfirmoi, se sulmet kanë ndodhur në stacione autobusi dhe metroshë. Qytetarëve të Londrës u është bërë thirrjë të mos përdorin tani për tani asnjë automjet privat dhe publik. I gjithë trafiku në Londër është paralizuar. Sulmet kanë ndodhur në orën 9.45 sipas orës së Evropës Qendrore. Zëhdënësja e policisë së Londrës Juli An Frenc i deklaroi televizionit CNN: "Në këtë çast ende nuk dimë, se ç´qëllime kanë pasur këto sulme. të gjitha forcat e emergjencës ndodhen aktualisht ne vendin e ngjarje. Jemi duke pritur informaiconet. Forcat po kryejnë një punë mjaft profesionale dhe me angazhimin më të madh"

Ministri britanik i punëve të brendëshme Çarls Klark lidhur me gjendjen deklaroi: "Sa i përket angazhimeve, policia është në koordinim të përhershëm me komandën, me synim vënien sa më mirë të situatës nën kontroll dhe ofrimin e ndihmës profesionale. Shërbimet shëndetësore po përpiqen të zbusin pasojat e plagosjeve të tmerrshme. Unë dua të shpreh mirënjohje edhe për të gjithë familjarët dhe personat tjerë të cilët po u ndihmojnë të plagosurve. Ndërsa sa i përket transportit, është ndërprerë i gjithë qarkullimi i komunikacionit nëntokësor. Prandaj njerëzve u bëj thirrje që të mos nisen në udhëtime të panevojshme"´, thotë Klark

Presidenti i parlamentit të BE-së Josef Borrel pas serisë së sulmeve në Londër deklaroi per DV, se: "Në Londër kanë ndodhur disa shpërthime dhe fjala është për seri të koordinuar sulmesh me pasojë shumë të vdekur. BE-ja qëndron pas Britanisë së madhe dhe nuk do të lejojë kurrësesi që aktet e dhunës dhe të terrorit të triumfojnë ndaj vlerave të paqes dhe demokracisë", deklaroi presidenti i parlamentit të BE-së Josef Borrel.

  • Data 07.07.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqk2
  • Data 07.07.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqk2