Bjellorusia në udhëkryq | Bota | DW | 25.03.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Bjellorusia në udhëkryq

U deshëm vetëm disa minuta për të sjellur me qindra policë të armatosur deri në dhëmbë. Me një aksion jashtëzakonisht të shpejtë, policia e Bjellorusisë, të premten në mëngjes, shpërndau protestat pas zgjedhjeve presidenciale.

Protestat në Bjellorusi

Protestat në Bjellorusi


Që në ditën e zgjedhjeve presidenti autokrat Aleksandar Llukashenko kishte kërcënuar me dhunë, në rast organizimi të protestave. Ndërsa shefi i shërbimit të tij sekret tha se demonstrantët do të trajtohen dhe ndiqen si terroristë. Kërcënimet tani po shndërrohen në vepra. Nuk duhet tepër fantazi për ta paramenduar situatën e të arrestuarve, të cilët gjenden në burgje si të burgosur politik.
Ndër të arrestuarit nuk është lideri opozitar Aleksandar Milinkieviç, i cili tërë kohën ishte në sheshin e Tetorit në Minsk dhe kërkonte përsëritjen e zgjedhjeve të manipuluara. Ai ka bërë thirrje për përsëritjen e protestave. Shikuar nga përvoja e deritanishme, nuk përjashtohen as skenaret më të zeza.
Ka vetëm pak mundësi që nga jashtë të veprohet për përmirësimin e gjendjes në Bjellorusi. Ndërkohë që presidenti i rizgjedhur Aleksandar Llukasheko, spekulon me mundësinë e rënjes së intersit të perëndimit, ndaj zhvillimeve në vendin e tij.
Ai fillon tani mandatin e tretë si president. Në vend mbretëron qetësi represive. Në të gjitha këmbanat mediat u sugjerojnë qytetarëve se demonstratat shkaktojnë trazira, anarki dhe ndytësira. Ata pak njerëz që kanë guxim t'i kundërshtojnë këto pohime, shpallen për kriminel.
Evropa demokratike gjendet para një sfide të madhe. Ka nevojë për më shumë se vetëm indinjatë dhe rezoluta. Ka nevojë për një sinjal shumë të qartë.
Presidentët dhe kryeministrat e shteteve anëtare të BE duket se janë të gatëshëm. Në samitin e Brukselit kritikuan zgjedhjet në Bjellorusi dhe paralajmëruan mundësinë e masave restriktive.
Ekziston një katalog i gjërë masash që mund të përdoren. Ekziston mundësia e ashpërsimit të mëtejmë të regjimit të vizave, jo vetëm për përfaqësuesit e lartë të pushtetit, por edhe për garniturën më të ultë politike: nëpunësit, juristët dhe të gjithë ata që mbështesin regjimin autoritar. Mund të mbyllen edhe konton e përfaqësuesve të regjimit në botën e jashtme. Duhet mbështetur shoqëria civile, mediat e pavarura dhe organizatat joqeveritare në këtë vend. Studentëve duhet mundësuar udhëtime në botën e jashtme, me synim që të vendosin kontakte me kolegët e tyre nga bota demokratike dhe të marrin informacione të tjera prej atyre të mediave shtetërore në vend.
Mirëpo një kontribut të veçantë Evropa duhet ta japë në mbështetjen e opozitës. Për këtë është angazhuar edhe ministri i jashtëm gjerman Frank Valter Shtajnmajer. Nuk duhet ndërprerë kontaktet me politikanin e guximshëm Aleksander Milinkieviç dhe politikanët tjerë të orientimit demokratik. Ata duhet të ftohen në parlamentet e kryqyteteteve evropiane. Gjithnjë duhet të përsëriten mangësitë e regjimit në Bjellorusi.
Rusia ishte ajo e cila përshëndeti rezultatet e zgjedhjeve të manipuluara në vendin fqinjë. Rusia po e mbështetë ekonominë e regjimit jodemokratik, me shitjen e lirë të gazit. Përderisa presidenti Llukashenko ka aleatë të këtillë, nuk ka nevojë për brengosje serioze. Bashkësia ndërkombëtare do të duhej t'ia rikujtonte presidentit rus Vlladimit Putin, tërë respektin dhe vlerën që i kushtohet në mbarë botën. Prandaj edhe ai vet duhet të jap konktributin e tij.


  • Data 25.03.2006
  • Autor Cornelia Rabitz
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArM4
  • Data 25.03.2006
  • Autor Cornelia Rabitz
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArM4
Reklamë