Biznesi me drogën - një problem masiv në Afganistan | Bota | DW | 18.01.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Biznesi me drogën - një problem masiv në Afganistan

Në Afganistan po lulëzon mbjellja e opiumit. Pas korrjes së madhe të vitit 2006, ekspertët e zyrës për kontrollin e drogës dhe luftimin e kriminalitetit UNODC, mendojnë se edh ky vit do të sjellë të njëjtat rezultate.

Ushtarë që rreshtojnë qeskat me opium të kapur

Ushtarë që rreshtojnë qeskat me opium të kapur

92 përqind e opiumit në mbarë botën, i cili më vonë kthehet në heroinë apo krek, vjen nga Afganistani. Sidomos në jug dhe lindje të vendit, shumë fshatarë jetojnë nga mbjellja e opiumit. Nga ky biznes që sjell miliarda dollarë fitim, përfiton shpesh edhe Talibani, i cili financon me këto të ardhura luftën e tij.

Shumë rrugë janë shkatërruar, drita ka vetëm pak orë në ditë dhe uji mungon fare. Ky është Afganistani 5 vite pas rënies së Talibanit. Vetëm korrupsioni lulëzon këtu, dhe fushat e opiumit.

"Në jug dhe lindje të Afganistanit ka shumë opium. Dhe unë kam frikë se ky problem nuk do të zgjidhet dot këtë vit, ndonëse numrat e saktë do t´i kemi brenda javëve të ardhshme."

Christina Gynna Oguz, drejton zyrën për kontrollin e drogës dhe luftimin e kriminalitetit të OKB-së në Afganistan. Ajo ka një muaj që e ushtron këtë post, por e di që tani se kjo nuk është një punë e lehtë: "Korrupsioni është një problem gjigand i këtij vendi. Në Afganistan askush nuk i beson instituteve, vetëm personave të veçantë. Dhe pikërisht këtu fillon problmei, kemi nevojë për një qeveri më të fortë, e cila është në gjendje që ta drejtojë këtë vend."

Ajo që mungon është një koncept: Në jug të vendit mbjellja e opiumit është mënyra e vetme për të mbijetuar për shumë fshatarë. Më parë u ndërmorrën përpjekje për të mbejllë gjëra të tjera, si grur, i cili sjell 20 cent për 1 kilogram. Por opiumi sjell 150 dollarë. Pra dihet se çfarë do të mbillet. Qeveria në Kabul po mendon ndërkohë që t´i spërkasë fushat e opiumit me lëndë kimike.

"Ndodhemi ende më fazën e marrjes së vendimeve. Më parë të duhet të dimë nëse helmi është i dëmshëm edhe për njerëzit apo kafshët. Por në rast se nuk gjejmë ndonjë alternativë tjetër, atëherë do të spërkasim. Ligji duhet zbatuar."

SHHBA-s dhe vende të tjera kanë kohë që kërkojnë që fushat e opiumit të spërkaten me helm kimik. Christina Gynna Oguz kërkon që rajonet në të cilat nuk mbillet opiumi, të mbështeten më shumë nga ndihmat ndërkombëtare.

Por ajo mendon se vetëm sjellja e parave nuk mund të jetë zgjidhje: "Sigurisht që ka shumë probleme, të cilat mund të zgjidhen me më shumë para. Por në rast se kjo ndihmë nuk koordinohet e nuk ndahet siç duhet, atëherë ajo nuk sjell asgjë. Këtu nuk kemi probleme financiare, por problemin se mungon fuqia e pushtetit."

  • Data 18.01.2007
  • Autor Peter Mücke
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArJf
  • Data 18.01.2007
  • Autor Peter Mücke
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArJf
Reklamë