Bisede e hapur per situaten ne Çeçeni dhe probleme te tjera mes Fisherit dhe Putinit | Gjermania | DW | 13.02.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Bisede e hapur per situaten ne Çeçeni dhe probleme te tjera mes Fisherit dhe Putinit

Nje muaj para zgjedhjeve presidenciale ne Rusi ,Ministri i jashtem i Gjermanise Joshka Fisher ne Moske ka treguar shqetesimin e tij per situaten ne Çeçeni si dhe per zhvillimet e demokracise ne vend.Pas bisedemive 2 oreshe me presidentin rus Vladimir Putin ,Fisher deklaroi se egzistojne ne kete pike mosmarreveshje mes zhvillimit te lirise se mendimit dhe udheheqjes ruse.Fisher qendroi dje ne Kaliningrad me rastin e hapjes se konsullates se pare gjermane ne Kënigsbergun e hershëm.

Qellimi kryesor i vizites dyditore te Ministrit te jashtem gjerman Joshka Fisher ne Rusi ishte biseda e tij me Presidentin rus Vladimir Putin, te cilin ai si minister i jashtem pas takimeve te shumta e njeh shume mire tani.

Per kete arsye mes njeri tjetrit folen hapur rreth çeshtjeve kritike.Pas bisedes me presidentin ku ishte i pranishem edhe ministri i jashtem rus Igor Ivanov u deklarua se Presidenti Putin ka informuar ministrin e jashtem gjerman rreth pozicionit rus ne lidhje me "Protokollin e Kijotos" si dhe mbi masat e qeverise per zgjidhjen e konfliktit te Çeçenise.Bisedimet u zhvilluan ne nje atmosfer konstruktive. Kjo reflekton ne rezultatin e marredhenieve gjermano -ruse, marredhenie qe sa vjen e po forcohet.

Per Rusine Gjermania eshte brenda Bashkimit Europian nje nga patneret me te rendesishem.Shkembimi tregetar mes Rusise dhe Gjermanise vetem ne vitin e fundit arriti nivelin rekord ne 24 miliard dollare pati deklaruar para takimit presidenti rus Putin. Hapja e konsullates gjermane ne Kaliningrad ku ishte i pranishem Fisher , sipas presidentit Putin shenon nje hap konkret ne permiresimin e mardhenjeve mes dy vendeve.

Pak me vone ne Kremlin Fisher pas takimit me Putin do te deklaronte: "Ne folem rreth zhvillimeve ne Çeçeni.Une kam paraqitur shqetesimin qe problemet si respektimi i te drejtave te njeriut, apo transpareca te jene ne qender te zhvillimeve te demokracise. Per te gjitha problemet kemi folur hapur dhe hollesisht mbi bazat e miqesise".

Asnjeri nuk ka folur per ndonje kritik ndaj Rusise.Kjo per shkak te marredhenjeve qe jane mjaft te rendesishme te domosdoshme dhe te hapura mes tyre.Putin nga ana tjeter nuk i ka pranuar si te verteta shembujt per situaten e Çeçenise ose te lirise se shtypit ne Rusi.Nga burime te ndryshme thuhet se kritikat e qeverise gjermane ne drejtim te problemeve prezente ne Rusi jane lënë menjëane.Por kjo ndodhi vetem gjate takimit me Putin dhe jo ne rastin kur Fisher u takua me homolgun e tij Ivanov."Nuk ka asnje sekret, qe ka dallime per vleresimin e situates ne Çeçeni dhe per lirine ne media" , tha Ivanov duke theksuar se ne per kete arsye duhet te flasim intensivisht me njeri tjetrin.Ministri Fisher e hodhi poshte pyetjen e nje gazetari rus nese autoritetet gjermane kane ndihmuar terroristet çeçene dhe pasuesit e Al-Kaides per tu paisur me viza.Fisher tha se Ministria e tij e kishte shqyrtuar kete çeshtje dhe kishte arritur ne konkluzion te kundert. Çeshtja e nje gazetari rus , nese autoritetet gjermane
  • Data 13.02.2004
  • Autor Herman Krause
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar7f
  • Data 13.02.2004
  • Autor Herman Krause
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar7f