1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Birmania lejon ndihmat në vend, por vazhdon kufizimet

11 Maj 2008

Autoritetet birmaneze i kanë liberalizuar pak rregullat për hyrjen e vullnetarëve të organizatave humanitare në Birmani dhe lejuan shpërndarjen e paketave të ndihmave të OKB-së që kishin sekuestruar para disa ditësh.

https://p.dw.com/p/DyBy
Myanmar Bewohner füllen Wasser in Tanks.jpg An aerial view of devastation caused by the cyclone Nargis on Saturday, is seen at an unknown location in Myanmar, Tuesday, May 6, 2008. Myanmar's Irrawaddy delta, where nearly 22,000 people perished, remained largely cut off from the rest of the world Tuesday, four days after a cyclone unleashed winds, floods and high tidal waves on the densely populated region. (AP Photo)Fotografi: AP

Komisioni i BE-së e përshëndeti lejimin e ndihmave prej autoriteteve birmaneze, duke kërkuar njëkohësisht hapjen e mëtejshme të vendit. Komisari i BE-së për ndihmat humanitare dhe ato për zhvillimin, Louis Michel, deklaroi se komisioni është i gatshëm të vërë në dispozicion më tepër se 30 milionë euro, në rast se autoritetet birmaneze do të lejojnë që në vend të depertojnë më tepër aktivistë të organizatave humanitare dhe do të heqin dorë prej bllokadës.

Michel tërhoqi vëmendjen për rrezikun e përhapjes së epidemive për shkak të kadavrave të njerëzve dhe të kafshëve dhe tha se jeta e mijëra njerëzve në zonat e prekura vazhdon të jetë në rrezik.

Samson Jeyakumar i Organizatës Humanitare World Vision tha: "Ne kemi informacione për disa raste diareje, ndërkohë që përhapja e kolerës mbetet çështje kohe."

Ndërkohë gjatë ditës së dielë në aeroportin e Rangunit është ulur një avion i UNHCR-së me 30 tonë ndihma në bord. Përveç ndihmave avioni i UNHCR-së kishte në bord edhe një impiant për pastrimin e ujit, çadra dhe batanie.

Andrew Kirkwood i Organizatës Humanitare 'Save the children' tregon:
"Ne ndihmuam për shkarkimin e avionit të UNHCR-së, ne shkarkuam çadra, mbulesa plastike apo furnela me gaz dhe i dërguam ato sot në mëngjes në deltën ku ka ndodhur cikloni."

Po ashtu në aeroportin e Rangunit u ul gjatë së dielës edhe një avion ushtarak grek, i cili kishte në bord çadra, batanie dhe medikamente dhe autoritetet birmaneze u lejuan bashkëpunëtorëve të FAO-s që të shpërndajnë rreth 38 tonë ndihma.