Biontech dhe Pfizer prodhojnë vaksinë të përshtatshme për Omikronin | Bota | DW | 12.01.2022
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages
Reklamë

Bota

Biontech dhe Pfizer prodhojnë vaksinë të përshtatshme për Omikronin

Kompania farmaceutike Mainz Biontech dhe partneri i saj amerikan Pfizer kanë filluar prodhimin e një vaksine antikorona për variantin Omikron.

Biontechu prodhon një vaksinë të përshtatshme për Omikronin. Këtë e bëri të ditur drejtori i Biontech, Ugur Sahin, gjatë një konference për shëndetësinë. Një studim klinik për vaksinën do të fillojë në fund të janarit, shtoi ai. Sipas Biontech-ut, vaksina e modifikuar mund të livrohet që në mars, po të merren autorizimet administrative.

Agjencia Evropiane e Medikamenteve nuk ka deklaruar ende nëse e konsideron të nevojshme një vaksinë të përshtatshme për Omikron me një përbërje të ndryshme.

BioNTech: sistem paralajmërimi të hershëm për variantet me rrezik të lartë

BioNTech ka zhvilluar gjithashtu me kompaninë britanike InstaDeep një sistem paralajmërimi të hershëm për zbulimin e varianteve me rrezik të lartë të koronavirusit.

BioNTech e ka zhvilluar metodën e re llogaritëse me kompaninë britanike InstaDeep, për të parashikuar variantet me rrezik të lartë të SARS-CoV-2. Është një lloj sistemi i paralajmërimit të hershëm i bazuar në të dhënat e llogaritura nga inteligjenca artificiale (AI). Varianti i Omikronit shumë ngjitës u klasifikua nga sistemi si një variant me rrezik të lartë në ditën e parë që ishte e disponueshme sekuenca e tij.

Impfstoffentwickler von Biontech mit Zukunftspreis 2021 ausgezeichnet

Ugur Sahin

Metoda e re kombinon strukturën e proteinës Spike me algoritmet e AI për të identifikuar variantet potencialisht të rrezikshme të virusit korona në më pak se një ditë, shpjegoi BioNTech. Për ta bërë këtë, sistemi përdor informacion nga bazat e të dhënave të sekuencës Covid, si p.sh. përshtatshmërinë virale të virusit dhe karakteristikat e tij pushtuese imune.

Variant i ri i padëmshëm francez

Gjatë periudhës së provës, sistemi zbuloi më shumë se 90 për qind të varianteve virale të identifikuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dy muaj përpara. Variantet Alpha, Beta, Gamma, Theta, Eta dhe Omikron të identifikuara nga OBSH u zbuluan në të njëjtën javë që sekuenca e tyre u ngarkua për herë të parë.

Varianti i vërejtur së fundmi në Francë u vlerësua gjithashtu nga sistemi i ri. Rezultatet tregojnë se aftësia e tij për të anashkaluar sistemin imunitar është e ngjashme me atë të variantit Omikron, por ai shfaq dukshëm më pak zhdërvjelltësi. Sipas BioNTech, kjo e bën atë më pak shqetësues duke pasur parasysh të dhënat aktuale.

"Zbulimi i hershëm i varianteve potenciale me rrezik të lartë mund të jetë një mjet efektiv për të dhënë paralajmërim në kohë për studiuesit, zhvilluesit e vaksinave, autoritetet shëndetësore dhe politikëbërësit, gjë që do t'u jepte atyre më shumë kohë për të ndërmarrë veprimet e duhura kundër tyre,"tha Ugur Sahin, president i BioNTechut.

Në fund të vitit 2020, BioNTech kishte hyrë në një partneritet afatgjatë me InstaDeep, një specialist i inteligjencës artificiale, për ta ndihmuar atë të zhvillonte imunoterapi të reja.

 

aud (dlf, tgsh)