Bilanc i periudhës së Romano Prodit në krye të Komisionit Evropian | Politika | DW | 25.10.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Bilanc i periudhës së Romano Prodit në krye të Komisionit Evropian

Presidenti që po largohet i Komisionit Evropian mbajti të hënën fjalën e tij të lamtumirës. Italiani Romano Prodi dëshiron të aktivizohet sërish politikisht në të ardhmen në vendin e tij dhe të konkurojë kundër kryeministrit Silvio Berluskoni. Një bilanc i periudhës pesëvjecare në post të Romano Prodit.

Romano Prodi

Romano Prodi


Në muajt e fundit të periudhës së tij në post,presidenti i Komisionit Evropian, Romano Prodi të linte një përshtypje të çuditshme sikur nuk ishte aty dhe se nuk e kishte mendjen. Politikani i moderuar i majtë, Prodi, i cili shkoi më 1999 në Bruksel pas dorëheqjes si kryeministër i Italisë, e kishte dhënë prej kohësh me veten e tij dorëheqjen. Në vitin 2006 ai do të kërkojë një sfidë të re dhe do t'i marrë kundërshtarit të tij të betuar konservator, Silvio Berluskoni postin e kryetarit të qeverisë.

I zhgënjyer e lë Prodi pultin e komandës së BE, para së gjithash sepse kryetarët e shteteve dhe të qeverive të BE e sabotuan projektin e tij ambicioz të Lisbonës. Profesori i ekonomisë Prodi donte ta afronte Evropën deri në fund të dekadës me forcën ekonomike dhe inovative të BE. Por qeveritë nacionale vendosinn bllokada të shumëllojshme, kur u bë fjalë për të transferuar kompetenca të politikës ekonomike në Bruksel. Veçanërisht kancelarin gjerman Gerhard Shrëder Prodi e konsideronte frenues.

Shrëderi nga ana e tij donte në krye të Komisionit Evropian një teknokrat, që të udhëheqë në mënyrë kompetente 17 mijë nëpunësit e lartë. Prodi e shihte veten jo vetëm si një shef administrate, por si një president politik, i cili jep impulse dhe që përcakton drejtimin e BE. Me këtë pretendim Prodi dështoi.

Gerhard Shrëderi, i cili si kryetar i radhës i BE në takimin e nivelit të lartë në Berlin e prezantoi vetë Prodin, u gabua rëndë në zgjedhjen e personelit. Megjithëse Prodi e përgatiti për tri vjet, nga 1996-1999 me masa të forta kursimi Italinë për monedhën e përbashkët evropiane Euro, në Bruksel kjo forcë drejtuese e tij nuk u ndie. Prodi u përpoq disa herë ta kalojë në duart pushtetin e veprimit. Por asnjëherë nuk arriti ta realizojë këtë vërtet.

Megjithatë, në periudhën e tij në post ka edhe suksese të mëdha, para së gjithash zgjerimi i suksesshëm i BE me dhjetë shtete në maj 2004 dhe vendimi për të nisur bisedime anëtarësimi në BE me Turqinë. Futja e euros u kthye gjithashtu në një histori suksesi, por bazat për këtë u krijuan para marrjes së postit nga Prodi. Prodi zbatoi një sërë reformash institucionale dhe krijoi OLAF, zyrën për luftimin e korrupsionit.

65 vjecari Prodi do t'i matë edhe njëherë forcat dhe të provojë të futet në rrethin e kryetarëve të shteteve dhe të qeverive, që në vitet e fundit ja kanë kthyer kaq shpesh krahët. Në Bruksel vlen një aksiomë: një komision i mirë dhe një president mesatar në krye, me pak pushtet.


  • Data 25.10.2004
  • Autor Bernd Riegert
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aquo
  • Data 25.10.2004
  • Autor Bernd Riegert
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aquo