1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Biden: 'Rast për një fillim për të ndryshuar dinamikat në rajon'

21 Maj 2009

Nënpresidenti amerikan, Joseph Biden sot pasdite ka vizituar edhe Manastirin e Deçanit, ku është pritur nga Ati Sava Janjic.

https://p.dw.com/p/HupK
Joseph Biden sot pasdite ka vizituar Manastirin e Deçanit, ku u prit nga Ati Sava Janjic. Ne foto: ati Sava Janjic, nënpresidenti Joe Biden
Joseph Biden sot pasdite ka vizituar Manastirin e Deçanit, ku u prit nga Ati Sava Janjic.Fotografi: DW / Beqiraj

Nën masa të rrepta sigurie, nënpresidneti i SHBA, Joseph Biden në orën 15:03 minuta, me një helikopter të KFOR-it mbërriti në bazën e kontigjentit italian të KFOR-it në Deçan, për të vazhduar me eskortën e tij në Manastirin e Deçanit. Zëdhënësi i këtij manastiri, ati Sava Janiç, tha se është shumë i lumtur që pret një figurë të shquar, siç është Biden në ambientet e Manastirit të Deçanit, institucionit më të shenjtë të Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë. Ati Sava Janiç tha më tej edhe se vizita e nënpresidentit Biden është “një rast I mirë për të përmirësuar pozitën e serbëve në Kosove dhe një vizitë e tillë i bën nder Manastirit të Deçanit."

Nënpresidenti i SHBA, Joseph Biden, në një prononcim të shkurtër për media, tha së është shumë i lumtur që kthehet në këtë vend, të cilin herën e kaluar e gjeti "në rrethana krejt ndryshe”, duke falenderuar klerikët Manastirit për kontributin e dhënë gjate asaj kohe. Nënpresidenti Biden, vizitën e tij të dytë në Manastirin e Deçanit e quajti “si një rast të mirë për një fillim të mbarë për të ndryshuar dinamikat në këtë rajon, duke u shprehur i sigurt se i gjithë Ballkani për herë të parë në histori po sheh nga Evropa. "Dhe kjo edhe është shpresa ime!" -tha me këtë rast, nënpresideti Biden.

Autor: Ajete Beqiraj

Redaktoi: Auron Dodi