Betejë e ndyrë | Politika | DW | 17.06.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Betejë e ndyrë

Debati dyditor mbi Irakun në senatin e SHBA, nxjerr në shesh pozicionet partiake në prag të zgjedhjeve për Kongresin

Capitol Hill në Uashington

Capitol Hill në Uashington

Senati i SHBA ka zhvilluar një debat të përgjithshëm dyditor mbi misionin ushtarak. Në përfundim të debatit të premten u refuzua përcaktimi i një date për tërheqjen e rreth 130.000 ushtarëve amerikanë nga Iraku. Shumica e deputetëve votoi pro një rezolute të paraqitur nga republikanët në të cilën lufta në Irak cilësohet pjesë e një beteje të përgjithshme kundër terrorizmit.

Goditja e çekiçit të kryetarit kumboi në sallën e senatit në Capitol Hill, aty ku republikanët dhe demokratët ishin mbledhur për herë të parë që prej nëntorit të kaluar për të diskutuar dy ditë rresht mbi luftën në Irak. Fillimisht u mbajt heshtje për ushtarët e rënë. Rastësisht fillimi i debateve korrespondonte me rënien e ushtarit të 2500 në Irak. 2500 të vdekur!
Zëdhënësi i qeverisë, Snou, e kishte quajtur këtë fakt një numër. Senatori Heri Rid, drejtuesi i pakicës në senat dhe një njeri zakonisht i rezervuar nuk, mundi të heshtëte më:"Ushtari 19 vjeçar Xhon Ljukak, 23 vjeçari Uilliam Salazar i rënë për atdheun. Janë këta këto vallë vetëm numra?"

Por debati i përgjithshëm në senat nuk kishte dhe aq karakterin e një retrospektive dhe analize sesa shënoi preludin e zgjedhjeve të ardhshme për kongresin në nëntor. Republikanët donin dhe arritën me shumicën e vet në senat kalimin e rezolutës për Irakun. Përmbajtja: lufta në Irak është pjesë e betejës kundër terrorit dhe një datë konkrete për tërheqjen e ushtarëve amerikanë nuk është në interes të sigurisë kombëtare. Republikani Petrik MekHenri nga Karolina e Veriut deklaroi se demokratët ngrenë flamurin e bardhë:"Ne luftojmë kundër islamistëve që na urrejnë për faktin se jemi amerikanë."

Xhon Mërthës, demokrat dhe përkrahës i fortë i caktimit të një date konkrete për 130000 ushtarët e stacionuar në Irak, veteran i luftës në Vietnam, i sosi durimi. Ai kujtoi republikanët dhe deputetin 31 vjeçar Petrik MekHenri se nuk ishte ai por ushtarët që luftojnë në Irak. "Janë ata dhe familjet e tyre që duhet të bëjnë këtë luftë, jo kongresi."

Ishte vetë senatori Xhon Kerri që vetëm pak ditë më parë shprehu publikisht keqardhje për Po-në e tij për fillimin e luftës. Ai e cilësoi luftën në Irak një gabim fatal dhe ashtu si Xhon Mërtha ka kërkuar një datë konkrete për tërheqjen e trupave amerikane. Më kot!
Edhe senati me votat e republikanëve refuzoi caktimin e afatit të saktë për tërheqjen. Më parë Kongresi kishte miratuar rreth 66 miliardë shtesë për luftërat në Afganistan dhe Irak.

  • Data 17.06.2006
  • Autor Georg Schwarte
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqpc
  • Data 17.06.2006
  • Autor Georg Schwarte
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqpc