Berti Ahern përpiqet të arrijë një kompromis për kushtetën evropiane | Evropa | DW | 22.04.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Berti Ahern përpiqet të arrijë një kompromis për kushtetën evropiane

Kryetari i radhës i Këshillit të Ministrave të BE-së, kryeministri irlandez Bertie Ahern, është optimist, se deri në qershor do të arrihet një kompromis për kushtetutën evropiane. Ahern mbajti një fjalim parimor lidhur me zgjerimin e BE-së në senatin cek në Pragë.

Kryeministri i Irlandës, Berti Ahern

Kryeministri i Irlandës, Berti Ahern

Deri në samitin e BE-së në qershor Berti Ahern dëshiron të vizitojë të 25 kryeministrat e vendeve antare të BE-së së zgjeruar, në mënyrë që në bisedat personale ai të mund të bëjë sondazh lidhur me kushtetutën e ardhëshme evropiane. Ahern tregohet optimist për faktin që do të arrihet në një kompromis pa qenë nevoja për ndonjë angazhim të vecantë të presidencës së radhës të BE-së. Cështja e peshës së votave në vendimet e shumicës është ende kritike.

Megjithatë përpjekjet e kryeministrit irlandez do të ishin më kot, në rast, se edhe britanikët, tradicionalisht skeptikë kundrejt Evropës, do të votojnë kundër kushtetutës. Por Berti Ahern nuk sheh ndonjë problem shtesë për kushtetutën në deklaratën e Toni Blerit: "Gjithmonë ka qenë e qartë, se në disa vende, ndër to edhe në Irlandë, do të ketë referendum. Mendoj, se në këtë drejtim vendimi i zotit Bler nuk ndryshon asgjë, sepse ne e njohim tashmë pozicionin britanik në negociatat për këtë cështje. Ndaj referendumi nuk paraqet ndonjë problem shtesë, sepse që tani për ne është i qartë pozicioni britanik." Londra ka shprehur vazhdimisht rezerva për projektkushtetutën lidhur me mënyrën e votimit të vendimeve të shumicës në BE.

Sipas Ahern shembulli i Irlandës që ka kaluar dy referendume për marrëveshjen e Nisës tregon, se as vendet e vogla nuk e humbasin sovranitetin në BE, përkundrazi ato fitojnë influencë dhe vetëdije dhe mund ta shfrytëzojnë më mirë potencialin e tyre. Ky ishte edhe një mesazh në adresë të cekëve, presidenti i të cilëve Vaclav Klaus, vazhdimisht ka tërhequr vëmendjen për humbjen e identitetit kombëtar dhe të vetëvendosjes në BE.

Ahern në funksionin e presidentit të radhës të BE-së zgjodhi kryeqytetin e Cekisë për të mbajtur një fjalim parimor për të vlerësuar senatin e Pragës për herë të fundit përpara 1 majit, ditës së zgjerimit të BE-së: "S´ka dyshim që zgjerimi është një zhvillim historik. Ky është një zhvillim, të cilin duhet ta festojmë dhe ta shijojmë. 10 vendet e reja antare do të sjellin gjuhë dhe kulturë të reja si dhe një ndërgjegje dhe një akses të ri në BE. Në zgjerimin e BE-së fjala nuk është vetëm për hapjen e kufijve, por edhe për hapjen e kokave e të mendjeve tona."

Beri Ahern theksoi, se Irlanda, ndryshe nga shumica e vendeve të vejtra të BE-së, ndër to edhe Gjermania, do ta hapë që më 1 maj tregun e punës për shtetasit e vendeve të reja anëtare. Shkëmbimi i ideve dhe aftësive, sipas Ahern, është një avantazh thelbësor i antarësimit në BE.

  • Data 22.04.2004
  • Autor Kristof Shefer
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArHV
  • Data 22.04.2004
  • Autor Kristof Shefer
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArHV