Berluskoni po izolohet edhe në radhët e veta | Evropa | DW | 14.04.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Berluskoni po izolohet edhe në radhët e veta

Sipas të dhënave të shtypit italian numri i fletëvotimeve të diskutueshme për zgjedhjet parlamentare është shumë më i vogël nga sa pretendohej deri më sot.

default

Si agjencia italiane e lajmeve ANSA, ashtu edhe gazetat "La Reppublicca" si dhe "Corierre della Sera" kanë arritur pas pyetjeve të komisioneve zgjedhore në përfundimin se bëhet fjalë vetëm për 1.659 dhe jo për 43.000 fletëvotime të kontestueshme.

Katër ditë pas mbylljes së qendrave të votimit po vazhdon me kërkesë të kryeministrit Berluskoni rinumërimi i rreth 80 mijë fletëvotimeve. Lidhur me këtë sfiduesi i Berluskonit Romano Prodi tha: "Ai nuk është në gjendje të humbasë dhe të pranojë se ne kemi fituar. Ai nuk do të largohet kurrë dhe nuk është absolutisht në gjendje të pajtohet me realitetin. Këtë gjë bëri para dhjetë vjetësh, dhe këtë po e bën edhe sot. Por siç e dini, kjo nuk është befasi dhe është vetë një problem ditësh kur gjithçka do të vuloset".

Nga Roma njoftohet se kryeministri Silvio Berluskoni, është duke u izoluar ndërkohë gjithnjë e më tepër edhe brenda kampit të tij politik. Disa politikanë të Unionit Kristiandemokrat refuzuan që të shtyjnë për më vonë njohjen e fitores të zgjedhjeve nga Aleanca e qendrës së majtë të drejtuar nga Romano Prodi. Ministri i punës Roberto Maroni kërkoi nga Berluskoni që të pranoj humbjen. Megjithë zënkat për rezultatin e zgjedhjeve parlamentare kancelarja gjermane Angela Merkel e uroi Romano Prodin për fitoren.

  • Data 14.04.2006
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArBL
  • Data 14.04.2006
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArBL