Berluskoni me ligj të ri për drejtësinë | Evropa | DW | 18.06.2008
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Berluskoni me ligj të ri për drejtësinë

Me një ligj të ri për drejtësinë kryeministri italian Berlusconi synon t'i shpëtojë dënimit në një proces korrupsioni. Opozita dhe drejtësia italiane po përgatiten sërish për një luftë me miliaderin e etur për pushtet.

Silvio Berlusconi

Silvio Berlusconi

Silvio i dikurshëm e hoqi maskën e dashamirësisë dhe gatishmërisë për të bashkëpunuar me opozitën e qendrës së majtë për reformat e domosdoshme në vend dhe në euforinë e një klime harmonie, të cilën e vlerësoi madje edhe vetë Papa Benedikt XVI ai filloi të ndërmarrë ndryshimin e ligjeve në favor të vet. Kreu i opozitës Walter Veltroni thekson: "Një përpjekje për ndërhyrje pas tjetrës. Fillimisht përfshin në një paketë ligjesh një nen të posaçëm për stacionin e tij "Rete 4" edhe pse për këtë nuk ka as vend as arsye dhe tani përpjekja për të miratuar ligje të posaçme për sigurinë e brendshme. Kjo është tepër e rëndë, përpjekja për të pezulluar procese të caktuara gjyqësore. Për të biseduar nevojitet një klimë e qetë, ndryshe biseda merr fund."

E pajisur me shumica të favorshme në të dyja dhomat e parlamentit koalicioni i Berluskonit planifikon të ringjallë drejtësinë e sëmurë: Sipas këtij ligji në rast se kemi të bëjmë me vepra penale që kanë ndodhur para vitit 2002 ato nuk të trajtohen për një vit me radhë. Nga ky rregull përjashtohen deliktet mafioze, terrorizmi si dhe krimet e rënda për të cilat parashikohet një dënim me 10 vjet heqje lirie. Sipas përfytyrimeve të Berluskonit në këtë mënyrë gjykatat kanë mundësi që të heqin qafe malin me dosje që kanë përpara. Artero Matteoli, ministër i infrastrukturës shprehet: "Nuk e kuptoj se ç'ka opozoita me këtë projekt-ligj dhe ia hedh përsëri fajin Berluskonit. Ata thonë se ky është një ligj i cili mbron kryeministrin, ndërkohë që synimi ynë është që të shpëtojmë proceset që mund të bëhen pre e parashkrimit, të mbyllen pra për shkak të kalimit të afateve, sepse gjyqtarët nuk arrijnë të marrin në kohë një vendim deri në instancën e fundit. Italisë i duhet një ligj i tillë."

Problemi është se ndër proceset që do të pezullohen është edhe një kundër vetë kryeministrit, i cili akuzohen për mitmarrje dhe nxitje për të bërë deklaratë të rreme. Juristët mendojnë se projektligji përmban probleme thelbësore. Kryetari i Gjykatës së Romës Paolo de Fiore sqaron: "Në vështrimin e parë të lindin dyshime nëse pezullimi numerik i kategorive të tëra procedurash penale është në përputhje me kushtetutën"

Natyrisht që askush nuk dyshon për reformën e sistemit të drejtësisë në Itali. Këto ditë u shkarkua p.sh. nga detyra një gjyqtar, i cili tetë vjet me rashë nuk ia kishte dalë të përfundonte një gjykim. Por megjithë raste të tilla pas projekt-ligjit fshihet dëshira e kryemininstrit për t'i ndalur me çdo kusht nga puna gjyqtarët e Milanos. Fjala është për të ashtuquajturin procesi ndaj Millsit, një avokati britanik, i cili duhet të ketë marrë prej Berluskonit 356.000 Euro për të bërë një dëshmi të rreme.

  • Data 18.06.2008
  • Autor Gregor Hoppe
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/EMJN
  • Data 18.06.2008
  • Autor Gregor Hoppe
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/EMJN