Berluskoni krijon aleancë me trashëgimtarët e Musolinit | Evropa | DW | 16.02.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Berluskoni krijon aleancë me trashëgimtarët e Musolinit

Italianët do të zgjedhin parlamentin e ri më 9 pril. Italia është qeverisur një kohë të gjatë nga të majtët nën drejtimin e Romano Prodit. Por, kryeministri aktual italian Sivio Berluskoni ka shpalosur plane ku parashikohet edhe krijimi i aleancës me të djathtën ekstreme, duke përfshirë edhe "Aleancën Sociale" të mbesës së Musolinit, Aleksandra Musolini.

Silvio Berluskoni në parlament

Silvio Berluskoni në parlament

Demokratët e pastër duken ndryshe. Roberto Fiore ka emigruar në vitet 70 në Britaninë e Madhe sepse prokuroria italiane e konsideron atë si një nefashist,
autor të atentave me bomba. Adriano Tilgher ka qëndruar në burg në të njëjtën kohë, sepse ai përpiqej që të formojë sërish partinë fashiste në Itali. Sot Fiore dëshiron të tregohet se është në anën e shefit të partisë së djathtë gjermane NDP, ndërsa Tigher në anen e nacionalistit francez Le Pen.


Që nga e mërkura të dy këta radikalë të djathtë italianë janë bërë temë të mediave në Romë. Ata i takojnë udhëheqjes më të lartë të partisë "Aleanca sociale", të cilët kryeministri Berluskoni dëshiron t`i fusë në qeveri. Me shefen e partise " Alenca Sociale", mbesën e Musolinit, Alaksandra Musolini, Berluskoni ka arritur një marrëveshje, shkruan shtypi italian.Vetë kryeminstri e ka lënë të kuptohet në intervista se aleanca me mbesën e Musolinit është çështje që ka përfunduar në mënyrë perfekte.

Në pyetjen se a do t`i përfshijë në listën zgjedhore edhe esktremistët e djathtë siç janë Fiore dhe Tilgher, Berluskoni është deklaruar i përmbajtur:

"Unë nuk e njoh të kaluarën e këtyre zotërinjve. Ne kemi biseduar me zonjë Alaksandra Musolini, dhe unë nuk dyshoj në bindjet e saj demokratike. Zonja Musolini me ka siguruar se do të sjellë kandidatë për të cilët ajo mund të garantojë se kanë bindje demokratike. Emrat që aktualisht janë duke u lakuar janë emra të cilët në
mënyrë artificiale nga a majta po përmenden shumë, ka thënë Berluskoni.


Aleskandra Musolini ka dy vite e gjysëm që është tërhequr nga partia në pushtet " Aleanca Nacionale", pasi shefi i partise Gianfranko Fini, ministri aktual i punëve të jashtme gjatë një vizite në Itali ka kërkuar falje për krimet e kohës së fashizmit. Mbesa e Musolinit, Aleksandra e ka akuzuar Finin si tradhtar për shkak të këtij gjesti. Nuk ka pak ditë që zonja Musolini duke u përgjegjur pyetjes se cilika qenë burri më i madh i shtetit në Italinë e të gjithë kohrave, ajo është përgjigjur:Gjyshi im Benito
Musolini.


Aleanca e re politike e Berluskonit me Aleksandra Musolinin, bjondinen e cila me dëshirë vesh konstum lëkure, ka hasur në rezistencë të ashpë tek partnerët
qeveritarë. Kristiandemokratët kanë paralajmëruar për rrezikun që paraqet marrëveshja me grupet radikale.



  • Data 16.02.2006
  • Autor Jörg Seisselberg
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArC2
  • Data 16.02.2006
  • Autor Jörg Seisselberg
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArC2