1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Berlusconi kalon testin por mbetet ende i dobët

5 Gusht 2010

Qeveria italiane kapërceu mbrëmë provën e parë të zjarrit pas largimit të ish aleatit, presidentit të Dhomës së Deputetëve, Gianfranco Fini.

https://p.dw.com/p/OcdE
Silvio Berlusconi
Silvio BerlusconiFotografi: ap

Me 299 vota pro, u kthye mbrapsht një mocion mosbesimi kundër sekretarit të shtetit nga partia e Berluskonit, Giacomo Caliendo. Mocioni ishte kërkuar nga partia më e madhe opozitare PD. Prokuroria pati filluar më parë hetimet për korrupsion kundër Caliendo-s.

Për Silvio Berlusconin dita e djeshme ishte përcaktuese e fatit. Tani ai mund të marrë frymë lirisht, megjithatë shkak për të festuar nuk ka. Mocioni i mosbesimit kundër sekretarit të shtetit, Giacomo Caliendo i cili ndodhet nën akuza për korrupsion, nuk pati sukses, por kjo ndodhi edhe sepse 33 renegatë idhtarë u përfshinë tek ish partneri i Berluskonit, Gianfranco Fini. Aktualisht në Itali asnjë parti nuk është e interesuar për zgjedhje të reja, pavarësisht se shumë politikanë thonë të kundërten.

Presidenti i larguar i Dhomës së deputetëve, Gianfranco Fini
Presidenti i larguar i Dhomës së deputetëve, Gianfranco FiniFotografi: picture-alliance/dpa

Edhe nëse Berluskoni kaloi kështu testin e parë pas prishjes me Finin, ai vazhdon të mbetet i pafuqishëm. Një qeveri stabile ka tjetër pamje. Raportet e forcave në Romë kanë mbetur të paqarta dhe kanë bllokuar reformat e nevojshme. Ka mundësi që idhtarë të presidentit të larguar të Dhomës së Deputetëve, Fini të votojnë kundër qeverisë së qendrës së djathtë.

Ajo çka i duhet Italisë është një qeveri kalimtare, që të fusë në fuqi një ligj të ri zgjedhor. Kjo mund të sillte raporte solide forcash dhe jo të lëkundshme si tani.

Autor: Aida Cama

Redaktoi: Eliana Xhani